
Trump tjetër goditje për Ukrainën, i heq imazhet satelitore


SHBA ka pezulluar përkohësisht aksesin e Ukrainës në disa imazhe satelitore, thotë kompania e teknologjisë hapësinore Maxar për BBC Verify.
Kjo vjen pasi SHBA vendosi të ndalojë shkëmbimin e inteligjencës me Ukrainën pas një prishjeje të marrëdhënieve pas përplasjes në Zyrën Ovale javën e kaluar .
Maxar, një kompani me bazë në SHBA, ka kontrata për të ofruar imazhe satelitore për qeveri dhe kompani të ndryshme.
Një prej tyre është programi Global Enhanced GEOINT Deliver (GEGD), i cili u jep përdoruesve akses në imazhet me cilësi të lartë të mbledhura nga qeveria e SHBA.
“Qeveria amerikane ka vendosur të pezullojë përkohësisht llogaritë e Ukrainës në GEGD”, tha Maxar. “Çdo klient merr vendimet e veta për mënyrën se si i përdorin dhe ndajnë ato të dhëna”.
Agjencia Kombëtare e Inteligjencës Gjeohapësinore, pjesë e Departamentit të Mbrojtjes së SHBA – konfirmoi se pezullimi ishte “në përputhje me direktivën e administratës për mbështetjen ndaj Ukrainës”.
Imazhet satelitore janë një mjet i rëndësishëm gjatë një lufte pasi u lejon ushtrive të mbledhin inteligjencë mbi rivalët e tyre.

ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128