
U rrëmbyen nga Hamasi në sulmin e 7 tetorit, ushtria izraelite identifikon trupat e tre pengjeve në Gaza

17 Maj 2024, 18:44 / BOTA
Ushtria izraelite njoftoi sot ka gjetur trupat e tre pengjeve të rrëmbyer nga Hamasi në Gazë.
Zëdhënësi i ushtrisë izraelite Daniel Hagari identifikoi tre pengjet dhe njoftoi se ata ishin vrarë nga Hamasi më 7 tetor në festivalin e muzikës Nova, që po mbahej në afërsi të kufirit me Gazën dhe se trupat e tyre ishin dërguar më pas në Gazë.
Zëdhënësi Hagari njoftoi se në mesin e tyre është edhe trupi i izraelito-gjermanes Shani Louk, fotografia e trupit të gjymtuar të së cilës në makinën e Hamasit tronditi botën për përmasat e sulmit të Hamasit.
Ushtria izraelite nuk dha detaje të tjera se ku ishin gjetur trupat e pengjeve./ VOA

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
Nga Namir Lapardhaja
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD
Nga Roland Lami

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
Nga Ermal Peçi!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128