Ukraina vazhdon sulmet në disa rajone të Rusisë, evakuohen 1,200 fëmijë

Rusia po evakuon 1200 fëmijë pasi Ukraina sulmoi disa rajone.
Zyrtarët rusë thanë se sistemet e mbrojtjes ajrore shkatërruan të gjithë dronët dhe raketat dhe se askush nuk u lëndua.
Herët këtë mëngjes, guvernatori i rajonit të Saratovit, Roman Busargin, tha se dy drone të lëshuar nga Ukraina u kapën pranë qytetit të Engels.
Rusia ka një bazë ushtarake strategjike bombarduese afër qytetit.
Guvernatori i Belgorodit, Vyacheslav Gladkov, tha mbrëmë se 1200 fëmijë nga zonat më të rrezikuara do të transportohen përkohësisht deri në fund të javës në rajone të tjera ruse.
Ai shtoi se rreth 9,000 njerëz kishin kërkuar të evakuoheshin.
Sulme të tjera u zhvilluan në Kursk dhe Voronezh, rajone që kufizohen gjithashtu me Ukrainën.
Ndërkohë, bombardimet intensive ruse në rajonin kufitar verilindor të Ukrainës, Sumy, kanë bërë që Kievi të urdhërojë evakuimin e civilëve.
“Që nga fillimi i muajit, aviacioni rus ka hedhur tashmë pothuajse 200 bomba të drejtuara mbi komunitetet e rajonit Sumy”, tha Volodymyr Zelenskyy në fjalimin e tij të natës.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128




