Ngërçi politik në Kosovë/ A pritet marrëveshje sot? Heshtje nga LVV dhe LDK
Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, e cili nisi të enjten shënoi fillimin e formimit të institucioneve të dala nga zgjedhjet e 7 qershorit, pasi deputetët e legjislaturës së re dhanë betimin solemn.
Megjithatë, pavarësisht betimit të deputetëve, Kuvendi nuk u konstituua, pasi nuk u arrit të procedohej me zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit dhe nënkryetarëve.
Procesi u ndërpre pasi Lëvizja Vetëvendosje, rrjedhimisht kryetari i kësaj partie Albin Kurti nuk paraqiti kandidat për kryetar të Kuvendit, duke kërkuar më shumë kohë për konsultime politike.
Si rrjedhojë, kryesuesi i seancës, Avni Dehari ndërpreu punimet, duke lënë të papërfunduar konstituimin e legjislaturës së nëntë.
Ndërkohë, një ditë pas seancës, nuk ka pasur deklarime zyrtare nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës lidhur me ecurinë e bisedimeve për një marrëveshje të mundshme politike.
Heshtja e dy partive ka shtuar paqartësitë rreth mënyrës se si do të procedohet në vazhdimin e seancës konstituive, ndërsa mbetet e paqartë nëse ato do të arrijnë një dakordim që do të mundësonte zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit dhe përmbylljen e procesit të konstituimit.
Po ndodh...
“Luli i vogël” dhe halli i madh i Ramës e Berishës!
ide
Rigels Seliman: Haga nuk mund ta burgosë historinë e Kosovës
Nuk është Trusti i Lulelakrës, është Karteli i Arubës!
Tri krizat dhe tri zgjidhjet
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128