Trump gati për takim me Iranin në Nju Jork

22 September 2026, 16:46 / BOTA ALFA PRESS

Trump gati për takim me Iranin në Nju Jork

Presidenti amerikan Donald Trump mund të takohet me zyrtarë iranianë gjatë qëndrimit të tij në Nju Jork për Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Takimi nuk është konfirmuar ende. Sipas raportimeve të mediave të huaja, administrata amerikane po shqyrton mundësinë që një bisedë e drejtpërdrejtë me Iranin të ndihmojë në gjetjen e një zgjidhjeje diplomatike për konfliktin mes dy vendeve.

Një nga çështjet kryesore është nëse zyrtarët iranianë që mund të marrin pjesë në takim kanë autoritet të mjaftueshëm për të marrë vendime në emër të Teheranit.

SHBA-ja synon që bisedimet të sjellin rezultate konkrete, veçanërisht për programin bërthamor të Iranit dhe për përfundimin e konfliktit.

Në një takim të mundshëm mund të marrin pjesë edhe këshilltarë të lartë të administratës amerikane që ndodhen në Nju Jork. (A2 Televizion)

Po ndodh...

ide