“Një moment për të marrë frymë”/ Pas lajmeve që tronditën karrierën e tij, Xhaka reagon për herë të parë

22 September 2026, 17:11 / SPORT ALFA PRESS
“Një moment për të marrë frymë”/ Pas

Pas lajmeve për çështjen e certifikatës së falsifikuar të COVID-19, Granit Xhaka ka bërë reagimin e parë publik në rrjetet sociale.

Futbollisti shqiptar publikoi në Instagram një fotografi nga bregu i detit, ku shfaqet i vetëm përballë detit, ndërsa në sfond ka vendosur këngën “Every Breath You Take” të grupit The Police.

“Duke marrë një moment për të marrë frymë. Faleminderit për çdo mesazh, çdo fjalë dhe çdo grimë mbështetjeje”, shkruan Xhaka në postimin e tij, duke e shoqëruar mesazhin me një zemër të kuqe dhe hashtagun #GX34.

Ky është postimi i parë i tij pasi pranoi publikisht se gjatë pandemisë kishte siguruar një certifikatë vaksinimi, ndërsa tha se në atë periudhë kishte pasur dyshime dhe pasiguri të forta ndaj vaksinës së COVID-19. Xhaka e cilësoi vendimin si një gabim, kërkoi falje dhe deklaroi se merr përgjegjësinë për veprimin e tij dhe do të bashkëpunojë plotësisht me autoritetet. 

Çështja kishte marrë përmasa ligjore disa ditë më herët, pasi Prokuroria e Lucernës konfirmoi hapjen e një procedure hetimore ndaj Xhakës lidhur me dyshimet për përfitim të një certifikate të rreme dhe/ose falsifikim dokumentesh. Hetimi lidhet gjithashtu me një mjeke në Lucernë, praktika e së cilës ishte kontrolluar nga autoritetet në vitin 2023. 

Pas deklaratës së Xhakës, Federata Zvicerane e Futbollit njoftoi se ai nuk do të jetë pjesë e grumbullimit të ardhshëm të kombëtares. Vendimi, sipas federatës, u mor në mënyrë të përbashkët me lojtarin, ndërsa situata pritet të rishikohet pas ndeshjeve të ardhshme të Nations League

Po ndodh...

ide