Çudirat e futbollit shqiptar, skuadra kampione njofton tërheqjen nga kampionati

4 September 2026, 11:37 / SPORT ALFA PRESS

Vllaznia e futbollit të femrave pritet të mos marrë më pjesë në kampionatin shqiptar, në një zhvillim të papritur që pritet të zyrtarizohet nga drejtuesit e klubit.

Sipas raportimeve, drejtuesit e skuadrës shkodrane kanë planifikuar një komunikim me mediat në orën 11:30, ku pritet të bëhet zyrtare tërheqja nga kampionati.

Lajmi përbën një goditje të fortë për futbollin e femrave në Shqipëri, pasi Vllaznia është një prej skuadrave më të suksesshme në historinë e këtij sporti në vend.

Skuadra shkodrane është shpallur 13 herë kampione e Shqipërisë dhe ka përfaqësuar vendin edhe në arenën europiane, duke arritur deri në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve për femra.

Në Shkodër, Vllaznia ka sjellë ndër vite disa prej emrave më të mëdhenj të futbollit europian, pasi është përballur me skuadra të nivelit të Real Madridit, PSG-së, Chelseat, Juventusit dhe Interit.

Tërheqja e mundshme e Vllaznisë do të ishte një humbje e rëndësishme për kampionatin shqiptar dhe për futbollin e femrave në vend.

Po ndodh...

ide