Detyrime ndaj ish-lojtarëve, alarm te Dinamo, FiFA i bllokon merkaton
Në një moment kur Dinamo po përgatitet për sezonin e ri dhe vijon rrugëtimin e saj në arenën europiane, kryeqytetasit janë përballur me një problem të rëndësishëm jashtë fushës.
Merkatoja e bluve është e bllokuar dhe, për momentin, të gjithë lojtarët e afruar së fundmi në skuadër nuk mund të regjistrohen.
Shkak për këtë situatë janë disa çështje administrative që kanë sjellë vendosjen e masës nga FIFA. Sipas qeverisë së futbollit botëror, klubi dinamovit ka disa detyrime të pashlyera ndaj ish-lojtarëve të saj, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur.
Drejtuesit e klubit shqiptar janë angazhuar për të zgjidhur sa më shpejt procedurat e nevojshme, me synimin që bllokimi të hiqet dhe lojtarët e afruar gjatë verës të jenë të gatshëm për trajnerin Ilir Dajën në sezonin e ri.
Situata vjen në një periudhë të rëndësishme për Dinamon, që synon të jetë protagoniste në Superligë dhe të vijojë aventurën europiane.
Dinamovitët ëndërrojnë play offin e Conference League, ndonëse deri në zgjidhjen e çështjes, klubi nuk mund të federojë futbollistët e rinj.
Po ndodh...
Pushtetit të Ramës nuk i mjafton më Berisha!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128