Berisha u lirua nga shtëpia, por jo nga akuza për korrupsion!
Sot Sali Berisha doli nga shtëpia, pa zhurmën e zakonshme të fjalimeve poshtë shkallëve, rrugës, në oborr, mbi shkallë dhe në seli.
Edhe pse gazetarët e pritën për orë të tëra poshtë pallatit, ai nuk foli. Çudi! Si mund ta linte një mundësi të tillë?!
Tek shkallët e selisë foli me një zë të çjerrë, me volum të ulët, sa shpesh mezi dëgjohej.
Sali Berisha e di më mirë se kushdo që vendimi i sotëm është asgjë në betejën e tij.
Ai vuante arrestin në shtëpi për faj të tij dhe jo si një vendim i drejtësisë.
Nëse ai do të zbatonte masën paraprake “detyrim paraqitjeje”, ai kurrë nuk do të merrte këtë masë.
Por të kthehemi te çështja.
Sali Berisha është sot i pandehur i drejtësisë për akuzën e korrupsionit. Kjo nuk ka ndryshuar dhe Sali Berisha e di që kjo është një betejë e vështirë, që me gjasë nis më 16 dhjetor.
Dosja për korrupsion e Berishës do të dojë kohë për t’u shqyrtuar. Dhe gjatë gjithë muajve para zgjedhjeve, me gjasë, Berisha do ta kalojë kohën në gjykatë, duke u përgjigjur për akuzat për korrupsion.
Sot u mundua që ta quajë të mbyllur këtë fakt, me frazën “u krye dhe kjo”.
Në dehje e sipër, militantët e tij u ekzaltuan, por Berisha ishte i pezmatuar. Ai e di mirë që dardha e ka bishtin prapa. Gëzimi nuk zgjat më shumë se deri më 16 dhjetor, kur kalvari i vuajtjeve në gjyqin për korrupsion do të nisë.
Çështje të tjera janë në proces dhe Sali Berisha i di mirë, edhe më të rënda.
Non-grata nuk ka shanse të hiqet, dhe kurthi ku e kanë futur injorantët politikë rreth tij do të jetë një goditje edhe më fatale për të.
Më 6 dhjetor do t’i duhet të protestojë “Lironi Ilir Metën” tek SPAK.
Ata që kanë mashtruar ndërkombëtarët se Berisha ka marrë fund dhe partia do të na mbetet neve, sot ishin më të trishtuarit. Mashtrimet e tyre ranë sot, kur Berisha u ul në krye të tavolinës, e ata rreth tij.
Berisha tashmë duhet të udhëheqë mosbindjen civile deri në qeveri teknike, ose të pranojë se është në pazar me të.
Berisha do të duhet të përballet personalisht në betejën mes qëndrestarëve të tij dhe atyre të Gaz Bardhit, që kanë futur në konflikt degët e PD nga jugu në veri. Gazi natyrisht politik rreth tij përgatit shtratin për të qenë udhëheqësi pas zgjedhjeve, kur të humbasë Berisha. Atë që nuk bëri dot te Basha, do ta bëjë tek Berisha.
Njerëzit që i qëndruan për tre vjet në luftë edhe me Gazin dhe gazrat e tjerë, sot janë më të persekutuarit në partinë e Berishës.
Lufta për karrigen e deputetit, për vendin e sigurt në lista, e ka shpartalluar atë parti.
Sot i ra edhe alibia e fundit e liderit të opozitës, që e mban Rama në burg. Me logjikën e Berishës, Rama sot e nxori nga burgu.
Në një koalicion me Metën në burg, Fatmir Mediun që pritet të marrë dënimin e parë për Gërdecin dhe Dukën që tashmë nuk do të kandidojë më, Berisha do t’i lutet Dumanit ta rikthejë në shtëpi, ku qëndronte ngrohtë, ushqehej mirë dhe ishte lideri që mbahej në “burg” nga Edi Rama.
ide
Me zgjedhjen e Donald Trump, PD nuk ka më alibi
Demokracia do të triumfojë mbi autokracinë!
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128