
Rama-Berisha-Metaj- McGonigal dhe dosja: Korrupsion madhor dhe minim i Demokracisë!

Ish- shefit të Divizionit të Kundërzbulimit të FBI në Nju Jork, Charles McGonigal, kur ju komunikua nga gjykata e Nju Jorkut akuza, tha: Kam vendosur të hesht!
Tre ditë më vonë kur tashmë edhe në Shqipëri skandali mori përmasa tronditëse pas publikimit të akteve të akuzës Nr. 2 që po ndiqet nga Gjykata në Uashington dhe ku kryeministri i Shqipërisë është strumbullari, Edi Rama shkroi në Twitter: Kam vendosur të hesht!
Çështja është se ky i joni po hesht si njeri i lirë dhe ende në zyrën e kryeministrit nga furnizonte, McGonigal, me materiale për të implikuar opozitën dhe posaçërisht Lulzim Bashën, te aleati strategjik SHBA.
Po hesht ndaj medieve dhe gazetarëve më të njohur amerikanë, si dhe atyre shqiptarë të cilëve ju hedh Endri Fugën për të lëshuar fjali idiote të tipit, “e ka mik, por nuk ka bërë gjëra si ai”.
Në motivacionin e Departamentit të Shtetit për shpalljen “Non grata” të Sali Berishës, kemi vetëm një fjali: “Për korrupsion domethënës dhe minim të demokracisë”. Detajet dhe arsyetimet e kësaj mandate nuk i kanë bërë të ditura se ashtu e kanë ligjin, por shtojnë; Hetoni në Shqipëri se aty i keni!
Në aktakuzën amerikane të dorëzuar në gjykatën e Uashingtonit për ish-zyrtarin e tyre të lartë të shërbimeve të inteligjencës, “korrupsioni dhe minimi i demokracisë” për Edi Ramën, del qartë dhe i kopsitur.
Përpara se Edi Rama të përplasej me Yuri Kim për ndërhyrjen e tij në zgjedhjen e kreut të SPAK, ka pasur një “ngjarje” që e detyroi ambasadoren që të ishte prezent, gati në mënyrë brutale, në votimin e KLP për kreun Prokurorisë së Posaçme.
Edi Rama kishte përdorur një skemë të tillë: Thirri në takim të tre kandidatët për drejtues të SPAK. Vetëm Altin Dumani refuzoi duke i thënë lajmësit, se nuk ka punë të takoj kryeministrin në mënyrë informale, pasi ai është një subjekt i mundshëm për SPAK.
Dhe ja pa ka kaluar as një muaj dhe kryeministrit, Edi Rama, pa pritur që të thirret për koncesionet korruptive që ka qeveria e tij në SPAK i erdhi radha, jashtë radhe, falë amerikanëve.
Mjafton që SPAK tani të tërheqë nga drejtësia amerikane dosjen e botuar në të gjitha mediet amerikane dhe shqiptare dhe të nis të hetojë, gjënë më të rëndë që i ka ndodhur Shqipërisë gjatë këtyre 32 viteve pluralizëm. Edi Rama në pozitën e kryeministrit ka përdorur skema korruptive, (pagesa 225 mijë dollarë në kesh, koncesione, licenca etj), për të minuar opozitën dhe shkatërruar imazhin dhe karrierën e kreut të saj, Lulzim Bashës.
Skema mafioze dhe e ndyrë është edhe antishqiptare, sepse është luajtur me “paratë ruse” dhe “vulosjen” e lidershipit të opozitës si shërbëtorë i armiqve të Perëndimit, kur në fakt gjithmonë ka qenë e kundërta.
Tani të kthehemi te, “korrupsion dhe minim i demokracisë”. SPAK, Edi Ramën, këtë herë e ka në tavë por me këtë rast mund ti japë edhe një përgjigje qeverisë amerikane, demokratëve, shqiptarëve edhe vetë Sali Berishës që “kërkon fakte”.
Ndërkohë që Edi Rama si kundërpeshë është bërë aq qesharak sa ka lëshuar ministrin e Drejtësisë, Grupin Parlamentarë dhe vetë Partinë Socialiste që të bëjë denoncime në SPAK për të njëjtën çështje, “21 Janarin”, Sali Berisha ka rrëmbyer dosjen “Rama- McGonigal” dhe po kundërpërgjigjet egër. Veçse në të gjithë këtë film të parë pë 32 vite rresht akuzash e anti-akuzash, ka diçka që shqiptarët nuk e hanë më.
Shumë analistë dhe veçanërisht Berisha, po fshihen prapa gishtit dhe nuk po e thonë troç se i gjithë operacioni u bë për të deligjimuar, shantazhuar, kompleksuar, njollosur dhe nxjerrë nga skena Lulzim Bashën dhe vetëm atë. Dhe këtë Edi Rama me Sali Berishën e kanë bërë së bashku dhe hapur.
“Rubla-rubla, hetim- hetim”, gërthiste Edi Rama në parlament. “Ka hetim dhe do të arrestohet sa të shkel në SHBA”, ulërinte Berisha deri një muaj më parë kur Basha me vizitën aty nxori blof skemën; Rama- McGonigal-Berisha-Komisioni Mandia i rublave!
E kanë bërë, edhe pasi hetimi i FBI i iniciuar me 225 mijë dollarë u mbyll për mungesë faktesh, (Rublash), edhe pasi procesi në Shqipëri nuk nxori asnjë fakt, edhe pasi Departamenti i Drejtësisë në SHBA solli letër-porosinë në Tiranë ku shkruhej se; “nuk ka rubla”.
Madje e kanë vazhduar skemën korruptive, “Për minim të demokracisë në Shqipëri” dhe goditjen e krahut pro-amerikanë dhe properëndimorë në PD, edhe pasi Lulzim Basha dha dorëheqjen si kryetarë partie!
Të dy për hesap të vetë, por më së shumti për halle të përbashkëta, janë pjesë e kësaj skeme që më shumë se “shkatërroi” politikanin Lulzim Basha, e katandisi Partinë Demokratike, opozitën dhe pluralizmin shqiptarë, në këtë derexhe që është sot. Kush ka interes dhe po përfiton?!
Se përse e bënë këtë le të hetojë SPAK dhe SHBA për ta kuptuar edhe ligjërisht e moralisht socialistët, demokratët dhe gjithë shqiptarët. Por ajo që duket hapur është se në këtë skemë, (e cila zgjati plot 5 vite), të ngritur në funksion të mbajtjes së statukuosë së pushteteve politike të korruptuara dhe në një rezonancë “të habitshme” mes Ramës, Berishës dhe Metës, edhe armiqtë e Perëndimit dhe Shqipërisë njëkohësisht, duket se po dalin me duar të zgjatura gjithandej.
Në fakt nëse do të bëhet ndonjëherë një hetim i vërtetë, i plotë dhe i thelluar për Rama-Berisha-Metaj, ai duhet të pagëzohet: Për korrupsion domethënës dhe minim të demokracisë shqiptare!/Alfapress.al
-
Misionin që duhet ta bënte Berisha po e bën Basha!
25 Janar, 15:15 -
-
Fundi i retorikës së rublave!
25 Janar, 14:34 -

ide

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!

Opozita, akoma larg një projekti për rrotacionin e pushtetit

top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128