
Energjia dhe ndërtimi morën më pak kredi në Shkurt/ Tregtia nuk e “lëshon” vendin e parë, kryeson me vlerën më të lartë

“Scan Intel” ka analizuar shifrat në lidhje me kreditimin gjatë muajit Shkurt të vitit aktual, për të kuptuar se cilët segmente të sektorit privat janë mbështetur më shumë te bankat që operojnë në vendin tonë për financim gjatë kësaj periudhe. Në vend të parë, si sektori që ka marrë më shumë hua gjatë muajit të dytë të vitit është tregtia, me shumicë e pakicë, dhe në të cilën përfshihet edhe riparimi i automjeteve dhe motoçikletave. Ky sektor ka marrë rreth 5 miliardë lekë hua të re gjatë Shkurtit, e cila përkthehet në rreth 50 milionë euro.
Edhe gjatë vitit 2024 ishte pikërisht ky sektor në vend të parë, sinjalizojnë shifrat zyrtare. Në vend të dytë ndërkohë gjejmë industrinë përpunuese me 3.6 miliardë lekë, pauar nga ndërtimi me 1.7 miliardë lekë.
Më pak kredi kanë marrë organizatat ndërkombëtare; aktivitetet e arteve, argëtimit dhe çlodhjes; administrimi publik dhe mbrojtja si dhe aktivitete të familjeve si punëdhënës.
Por si ka ndryshuar kredia sipas sektorëve në harkun e një viti?
Huaja e re për industrinë nxjerëse dhe aktivitetet financiare të sigurimit duket se kanë shënuar rritjen më të madhe vjetore, pasuar nga industria përpunuese apo aktivitete profesionale, shkencore dhe teknike. Rritje të konsiderueshme po ashtu ka shënuar edhe kredia për sektorin e arsimit, furnizimit me ujë dhe aktivitetet financiare të sigurimit, krahasuar me muajin Shkurt të vitit 2024.
Sa i përket sektorëve që kanë marrë më pak hua të re gjatë Shkurtit të këtij viti, krahasuar me të njëtin muaj të vitit të kaluar, gjejmë ndërtimin me një rënie prej 57%, energjinë elektrike me 88% dhe transporti me 96%./SCAN

Rama-Meta, si aleanca e 1 Prillit zhbëri Shqipërinë
ide



top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128