16 vite pritje për Manchester United/ Bruno Fernandes shpallet lojtari më i mirë i Premier League nga PFA

Kapiteni i Manchester United, Bruno Fernandes, është shpallur zyrtarisht lojtari më i mirë i sezonit 2025/26 në Premier League nga Shoqata e Futbollistëve Profesionistë (PFA). Çmimi rikthen një trofe individual te “Djajtë e Kuq” pas 16 vitesh, që nga suksesi i Wayne Rooney-t në vitin 2010.
Mesfushori portugez e mbylli sezonin me 21 asistime në kampionat, duke vendosur një rekord të ri në Premier League dhe duke kaluar shifrat e Thierry Henry dhe Kevin De Bruyne.
Fernandes realizoi gjithashtu 9 gola, duke qenë një nga figurat kryesore në sezonin që e dërgoi Manchester United në vendin e tretë dhe në Champions League.
Me këtë vlerësim, Fernandes bëhet lojtari i tetë i Manchester United që fiton çmimin PFA në epokën e Premier League. Para tij, trofeu është fituar nga Eric Cantona, Roy Keane, Teddy Sheringham, Ruud van Nistelrooy, Cristiano Ronaldo, Ryan Giggs dhe Wayne Rooney.
Emri i Fernandes tashmë qëndron në një listë me disa prej figurave më të rëndësishme të historisë moderne të klubit.
Sezoni 2025/26 ka qenë veçanërisht i suksesshëm për portugezin edhe në aspektin individual. Përveç çmimit të PFA, ai ka fituar edhe trofeun “Premier League Player of the Season” dhe vlerësimin “FWA Footballer of the Year” nga gazetarët sportivë.
Fernandes mori shumicën e votave në garën ku përballë kishte disa prej emrave kryesorë të kampionatit, mes tyre Declan Rice, David Raya dhe Gabriel Magalhães të Arsenalit, si dhe Erling Haaland e Rayan Cherki të Manchester City-t.
Pas një sezoni me 21 asistime, 9 gola dhe rikthimin e Manchester United në Champions League, Bruno Fernandes tashmë ka edhe vlerësimin e kolegëve të tij si lojtari më i mirë i sezonit në Premier League.
Po ndodh...
The power of vanity! The protest broke the "magic" of Rama and Berisha
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128