Iku në mënyrë të papritur nga Vllaznia, Kobiljar pret mijëra euro dhe i bllokon merkaton ish-klubit
Rijad Kobiljar i ka dhënë lamtumirën Vllaznisë vetëm pak muaj pasi u ishte bashkuar shkodranëve, pasi mesfushori do të vazhdojë karrierën në Bahrejn, në radhët e Muharraq SC.
Kobiljar luajti me Vllazninë në ndeshjen hapëse të kampionatit kudnër Skënderbeut ndaj ky largim i tij ishte shumë i papritur. Por kjo nuk ka qenë risia e vetme për Kobiljar, pasi gjatë ditëve para largimit, ai ka marrë lajmin nga FIFA se ka fituar edhe një gjyq për mospagesa detyrimesh.
Kobiljar kishte hedhur në gjyq klubin turk të Sakarjaspor me të cilin është aktivizuar në pjesën e parë të sezonit 2025-2026, para se t’i bashkohej për disa muaj Tiranës. Ai ka fituar gjyqin në FIFA dhe klubit turk i është bllokuar merkato derisa të shlyejë futbollistin për të gjithë rrogat e papaguara dhe prishjen e njëanshme të kontratës.
Po ndodh...
The power of vanity! The protest broke the "magic" of Rama and Berisha
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128