“50 mln lekë ose të hodha në erë”/ Kërcënoi me tritol pikën e karburantit, identifikohet autori
2026-10-02 19:01:00 / AKTUALITET
Një ngjarje e pazakontë është regjistruar këtë të premte në Peshkopi, ku një pikë karburanti është kërcënuar me shpërthim përmes një sasie lënde eksplozive.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Spitalit të Dibrës. Pas konstatimit të pakos, policia ka nisur menjëherë hetimet dhe, bazuar edhe në veprimet hetimore dhe pamjet e kamerave të sigurisë, ka bërë të mundur identifikimin e autorit, Zija Shulku.
Sipas informacioneve paraprake, lënda eksplozive ishte fshehur brenda një kutie picash dhe i ishte dërguar pronarit të biznesit. Brenda pakos ndodhej edhe një letër kërcënuese, ku kërkohej pagesa e 50 milionë lekëve brenda dy orëve.
Në letër, pronari kërcënohej se nëse nuk do të paguante shumën e kërkuar, pika e karburantit do të hidhej në erë.
Po ndodh...
The gesture that revealed the pettiness of a banal prime minister
Nga Indrit Gjyzeli
ide
When silence is put on a toga
Nga Auron Janku
Love in the time of cholera, in Rama's state!
Nga Ermal Peçi
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
