Shqipëria mbyll përgatitjet për Finlandën, Maran merr lajmin e mirë për grupin e lojtarëve - Euronews Albania

2026-10-02 18:40:00 / SPORT ALFA PRESS
Shqipëria mbyll përgatitjet për Finlandën, Maran merr lajmin

Kombëtarja ka mbyllur përgatitjet për ndeshjen e së shtunës ndaj Finlandës, e vlefshme për UEFA Nations League.

Trajneri i Kombëtares, Rolando Maran, dhe stafi i tij kanë pasur në dispozicion të gjithë grupin e lojtarëve, të cilët janë në gjendje optimale për sfidën e nesërme. Në seancën e fundit stërvitore, skuadra zhvilloi ushtrime fizike, punoi për skemat taktike dhe provoi goditjet standarde.

Ndërkohë, Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se mesfushori Luis Hasa, i cili aktualisht ndodhet në Tiranë, është rikuperuar pas temperaturës së lartë.

Hasa ka nisur një program të personalizuar stërvitor pranë Klinikës së Kombëtares dhe pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen e fundit ndaj San Marinos, më 6 tetor, në stadiumin “Air Albania”.

Shqipëria do të përballet nesër me Finlandën në orën 15:00, në stadiumin “Helsinki Olympic”, në ndeshjen e tretë të saj në UEFA Nations League.

Po ndodh...