Administration of criminal assets, evidence that puts the state on trial

Empty luxury villas, expensive cars covered in dust. Businesses that once produced money, today produce silence.
When the state seizes the assets of organized crime, the public believes that justice has prevailed. But is a court decision enough to call this a victory?
Because behind the cameras, away from the headlines, another battle begins. The battle of administration. The battle not to lose what was won by law.
In Albania, 1,650 seized assets and another 455 confiscated from crime await an unclear fate.
On paper, the procedure is clear. The court orders seizure then confiscation. The property passes into the ownership of the state. But the law does not administer villas.
The law does not keep businesses alive. The law does not preserve the value of a hotel or a luxury vehicle.
In Albania, this responsibility belongs to the Agency for the Administration of Sequestered and Confiscated Assets.
An institution that is located between two worlds, the underworld that left behind wealth and the state that must keep it alive.
But how prepared is this structure for this burden?
AGENCY AND REALITY ON THE GROUND
In management offices, assets are not just numbers. They are buildings that require maintenance. Businesses that require management. Machinery that requires service.
Every day of delay is a loss of value. Every wrong decision is a public loss. In theory, the assets of crime should be preserved and used until the final decision. In practice, many of them remain closed.
Without investment, without vision, without real control.
And the question naturally arises: Are we punishing the criminals, or are we punishing the citizens who inherit this burden?
Edval Zoto, expert on the risks of economic crime
"The most problematic seized assets are those that lose value, that depreciate over time. In this regard, instructions have been issued by the Ministry of Interior to handle all these assets. Here we are talking about the case of cattle, the Agency would need many procedures to administer them and the good thing is that they are sold. The respective value is kept blocked until the trial is over, so that if it turns out that their owner is innocent, the money is returned to the owner, otherwise the money remains with the state. When we talk about confiscated assets, those that are more difficult to administer and this is the approach followed by the AAPSK or even the Albanian state. In recent years, we have had a very large number of confiscated assets. We have noticed that the Agency often takes them out to rent, very rarely there are sales. Meanwhile, every administration, regardless of whether it is a seized or confiscated property, is a burden for the state. You need an administrator, you need a storekeeper, a verifier and all of these are a number of employees who inflate the state administration".
Kur një pasuri e krimit sekuestrohet, duket sikur shteti fiton. Por sekuestrimi është vetëm një firmë. Prova e vërtetë nis pas saj.
Çfarë ndodh realisht me këto pasuri? Kush i administron? Dhe a ka shteti forcën t’i mbajë apo vetëm t’i marrë?”
Me vendim gjykate, pasuritë e sekuestruara i kalojnë për administrim Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara.
2,406,703,000 Lekë vlera e pasurive të sekuestruara
140,296,000 Lekë vlera e pasurive të konfiskuara
336 kontrata qiraje në vitin 2025
Shifrat janë të mëdha, por shifra nuk do të thotë funksion.
Sipas Agjencisë, fondet për mirëmbajtje janë të mjaftueshme dhe nuk ka pasur raste dëmtimi apo zhdukjeje të pasurive. Vetë Agjencia pranon se një shoqëri tregtare e konfiskuar ka humbur vlerën gjatë administrimit shtetëror. Asetet u amortizuan. Ankandet u përsëritën. Shitja nuk u realizua.
Agjencia e Administrimit të Pronave të Sekuestruara dhe Konfiskuara:
“Gjatë administrimit shtetëror ka humbur një shoqëri tregtare e konfiskuar, asetet e së cilës, janë amortizuar, duke humbur vlerën e tyre fillestare, që nga koha e marrjes në administrim e deri më sot. Nga ana e Agjencisë, në mënyrë të vazhdueshme, këto asete i janë nënshtruar procedurave të ankandit publik, por këto ankande nuk janë finalizuar me shitjen e tyre. Nuk ka asnjë rast kur pasuritë, nën administrimin e AAPSK-së, të jenë dëmtuar apo zhduku”r.
Këtu del në pah problemi kryesor: Shteti di të sekuestrojë. Por a di të administrojë biznes?
Edval Zoto, ekspert për rreziqet e krimit ekonomik
“Është Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara dhe është në përgjegjësinë e tyre që çdo aset i sekuestruar të mos i bjerë vlera. Në rast se kemi një shoqëri që është nën sekuestro, praktika është që vetë ky institucion, emëron një administrator të shoqërisë dhe ai administrator përkujdeset që shoqëria të vazhdojë aktivitetin e saj në mënyrë normale. Pra të paktën për shkak të administrimit, shoqëria të mos ketë humbje apo probleme. Pasi mund të ketë efekte të tregut, mund të ndodhin ndryshime në treg, në produkte, etj., por të paktën për shkak të administrimit që i bëhet nga shteti, për sa kohë që ky aset është i sekuestruar, nuk duhet që administrimi të shkaktojë humbje të vlerës. Madje parimi është që duhet t’u rritet vlera këtyre aseteve”.
Në qytete të ndryshme të Shqipërisë, pasuritë e sekuestruara tregojnë të njëjtën histori. Hotele që dikur punësonin dhjetëra njerëz, sot janë të mbyllura.
Restorante që kishin xhiro të lartë, sot kanë dyer të ndryshkura. Automjete luksoze që humbin vlerë çdo muaj.
Administrimi shtetëror shpesh nuk arrin të mbajë në këmbë një biznes privat. Sepse tregu kërkon vendimmarrje të shpejtë. Ndërsa burokracia shtetërore ecën ngadalë.
Në këtë boshllëk, pasuria degradohet. Dhe bashkë me të, humbet edhe ideja se krimi mund të kthehet në dobi publike.
Edval Zoto, ekspert për rreziqet e krimit ekonomik
“Çdo biznes që është sekuestruar në një moment të caktuar dhe ka qenë biznes funksional, thjeshtë i është vendosur një barrë për të mos tjetërsuar pronësinë e biznesit. Por ama ai vazhdon të mbetet një biznes, i cili ka funksionuar. Në rast se ky biznes ka funksionuar në mënyrë fiktive, për shkak të konjukturave të ndryshme kriminale, atëherë ai biznes është i destinuar të dështojë. Por nëse ky ka qenë një biznes i mirëfilltë, që ka funksionuar normalisht, administrimi që bëhet nga AAPSK, shpesh herë ka treguar që e ka ruajtur vlerën e biznesit, madje edhe e ka rritur në disa raste. Parimi është që të mos të dëmtohen këto biznese, të paktën për shkak të administrimit”.
Në teori, ankandi është fundi i ciklit. Në praktikë, është pika më e rrezikshme. Kur administrimi dështon, shteti zgjedh rrugën më të shkurtër, shitjen.
Ankandet publike prezantohen si zgjidhje. Por a janë ato gjithmonë transparente?
Në shumë raste, pasuritë shiten me çmime shumë më të ulëta se tregu. Me pak ofertues. Me konkurrencë minimale.
Në raste të tjera, pasuritë janë rikthyer në duart e krimit përmes personave të tretë.
Këtë fakt e artikulonte në vitin 2024 ish-ministri i Brendshëm, Taulant Balla, i cili teksa po inspektonte magazinën qëndrore ku mbahet automjetet e sekuestruara dhe konfiskuara, u shpreh se nuk do të kishte më shitje të tyre, pasi ishin konstatuar raste që ato po bliheshin nga vetë pronarët. Madje, sipas tij, jo vetëm automjetet, por edhe asete të tjera që ishin në administrim të Agjencisë, nuk do të shiteshin.
“Ne nuk do të shesim më asnjë mjet dhe asnjë lloj pasurie të sekuestruar nga krimi i organizuar, sepse nëse i nxjerrim në shitje, na ndodh sikurse ka ndodhur, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Itali. Italia mori vendimin t’i pezullonte dhe t’i ndalonte përfundimisht shitjet sepse pas një studimi, doli që ato ktheheshin përsëri tek ata që i kishin përpara. Edhe këto makinat luksoze duhet t’ia kalojmë Policisë së Shtetit sa më shpejt”.
Në fakt rreziku që pronat e konfiskuara, nëpërmjet ankandeve të përfundojnë në duart e ish-pronarëve të tyre, përmes formave të ndryshme ka qenë evident. Me gjithë rregullimet ligjore për të shmangur këtë gjë, duket se ka ende nevojë për ndërhyrje.
Edval Zoto, ekspert për rreziqet e krimit ekonomik
“I gjithë kuadri ligjor e ka parashikuar ndalimin e konfliktit të interesit, në momentin kur hapet një ankand dhe dikush shfaq interesin për të blerë asete të tilla. Duhet pasur parasysh që është një proces delikat se si menaxhohet dhe shitja, tjetërsimi, apo hapi pasardhës i pronësisë së kësaj pasurie. Vende të ndryshme kanë eksperienca të ndryshme. Vendet si Italia kanë një afat kohor, zakonisht shkon mbi 8 vjet, para se një pasuri e caktuar të shitet, sidomos kur bëhet fjalë për pasuri të paluajtshme. Në këtë aspekt, ne kemi hapësira absolutisht për ta përmirësuar ligjin. Është e ndaluar me ligjet aktuale, që dikush që ka konflikt interesi, ose që është i lidhur me ish-zotëruesin, subjekt kriminal, të blejë këto lloj asetesh, por ndoshta ka edhe probleme të tilla që lidhen me nxehtësinë e çështjes. Pra sa ndjeshmëri ka ish-pronari te prona dhe ai që do e blejë a e ka të lehtë që ta blejë dhe ta gëzojë këtë pronë, pa pasur shqetësime të natyrave të ndryshme. Këtu mund të flasim për një diapazon të gjerë pronash. Ndjeshmëria për automjetet është shumë më e ulët, por për shoqëri të mëdha tregtare ndjeshmëria është shumë më e lartë. Prandaj dhe duhen krijuar mekanizma për të lejuar një lloj afati kohor se çfarë është më e mira për t’u bërë. Prandaj duhet lënë një afat kohor i caktuar që këto ndjeshmëri për pronat, të zbehen me kalimin e kohës, në mënyrë që edhe shteti të mos ketë barrën që t’i mirëmbajë, për një afat shumë më të gjatë se ç’është e nevojshme. Aktualisht tek ne nuk ka një afat kohor. Zakonisht bëhet një vlerësim nga ana e AAPSK. Ky vlerësim i dërgohet komitetit ndërministror që vendos për përdorimin përfundimtar të pronave dhe më pas ky komitet vendos se çfarë do të bëhet me këto prona”.
Megjithatë duket se tashmë situata ka ndryshuar. Agjencia ka ndryshuar qasje, duke mos i nxjerrë pronat në ankand, por duke synuar përdorimin social të tyre përmes bashkëpunimit me shoqërinë civile dhe institucione publike. Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara, ka publikuar në faqen zyrtare katalogun prej 74 automjetesh të sekuestruara dhe konfiskuara që ka aktualisht në administrim. Megjithatë, saktëson se katalogu i publikuar ka për qëllim transparencën dhe informimin institucional, por nuk përfaqëson një listë të pasurive të publikuara për shitje. Procesi i shitjes zhvillohet vetëm nëpërmjet procedurave të miratuara ligjërisht dhe me njoftim të veçantë.
Ndërsa lidhur me ankandet publike, në vitin 2025 janë realizuar 3 shitje në ankand, një rast nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara dhe 2 raste nga Ministria e Financave.
Agjencia e Administrimit të Pronave të Sekuestruara dhe Konfiskuara:
“Gjatë vitit 2024 nuk ka pasur pasuri të shitura me ankand. Në vitin 2025 pasuritë janë shitur, në një rast nga AAPSK (bagëti të imëta ) dhe dy raste nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë (makina qepëse për skrap dhe autoveturë)”.
Ndërsa për sa i përket vitit 2026, janë bërë 3 njoftime ankandi. Një në datën 12 janar dhe 2 në datën 2 shkurt. Konkretisht bëhet fjalë për automjete dhe motomjete të amortizuara që shiten për skrap dhe një sasi lënde djegëse për motorët detarë.
Në këtë formë, duke se qasja ka ndryshuar. Ndonëse jo domosdoshmërisht çdo aset i sekuestruar apo konfiskuar mund të shitet në ankande.
Edval Zoto, ekspert për rreziqet e krimit ekonomik
“Kjo është në qasjen e shtetit, apo të AAPSK-së, për të vendosur se çfarë duhet bërë me këto pasuri. Këtu fillojmë që nga shitja në ankande të lira, qoftë te ripërdorimi për qëllime shtetërore, ose për ripërdorim për arsye sociale. Kuadri ligjor ia lë plotësisht të hapur AAPSK-së, që të zgjedhë se çfarë do bëjë me këto prona të konfiskuara. Ka një komitet ndërministror që merr vendimet përkatëse për ripërdorimin e pronave dhe destinacionin përfundimtar të tyre, por kjo është një qasje se si AAPSK-ja mund t’i përdorë këto prona. Një nga pronar më delikate për t’u ripërdorur janë tokat. Shpesh herë asetet që konfiskohen, konkretisht tokat bujqësore, mund të jenë edhe në zona të tilla që nuk e favorizojnë ripërdorimin e tyre. Unë kam pasur një përvojë personale dhe në këtë aspekt kemi hasur edhe problematikën, se si një aset i llojit tokë, mund të ripërdoret për qëllime sociale. Këtu janë vështirësitë më të mëdha, pasi një shoqëri mund të shitet, një apartament mund të ripërdoret dhe shpeshherë subjektet kriminale kanë apartamente në zona jashtëzakonisht shumë kompetitive në treg, por kur bëhet fjalë për asete më pak të vlefshme, siç mund të jenë tokat bujqësore, atëherë këto kthehen në një barrë për institucionin. Dhe e mira është që të gjendet një mekanizëm, që jo vetëm këto, por të gjitha asetet AAPSK të mendojë një lloj strategjie se si t’i vendosë në një ripërdorim optimal. Nëse bëhet fjalë për toka bujqësore mund të përdoren si ferma didaktike, si stacione autobusi, mund t’u lihen shkollave në dispozicion apo dhe mund të bëhen vepra publike nëse është e nevojshme”.
Përgjithësisht ankandet hapen kur pasuria është e konfiskuar, pra ka një vendim të formës së prerë nga Gjykata. Por në raste specifike, mund të realizohet shitja edhe për pasuri të sekuestruara dhe fondi i përfituar ruhet derisa vendimi të marrë formë të prerë. Në rast se subjekti që i është sekuestruar prona shpallet i pafajshëm, paratë e përfituara nga shitja i kalojnë atij, në të kundërt i kalojnë shtetit.
Por publiku rrallë e sheh efektin konkret. Në fund, pasuritë e krimit janë e vetmja provë e prekshme e fitores së shtetit.
Jo të gjitha vendet zgjedhin shitjen. Italia, vendi që ka luftuar mafian për dekada, zgjodhi një rrugë tjetër. Atje, pasuritë e mafias nuk shiten gjithmonë. Ato rikthehen në shërbim të shoqërisë.
Vila mafioze kthehen në qendra sociale. Tokat përdoren nga kooperativa bujqësore. Bizneset u jepen të rinjve, bashkive, organizatave.
Mesazhi është i qartë, krimi nuk humbet vetëm pasurinë, por edhe simbolin e pushtetit.
Në Shqipëri, ky model duket se ka nisur të gjejë zbatim kohët e fundit.
Risena Xhaja, kryeadministratore e AAPSK, 27 qershor 2025
“Agjencia ka vendosur që në ditët në vazhdim të bëjë një thirrje për organizatat, për të shpalosur projektet e tyre dhe idetë e tyre që kanë për ripërdorimin e pronave të konfiskuara dhe sekuestruara. Kjo edhe në vijim të të gjithë punës që ka bërë agjencia në këtë periudhë duke inventarizuar të gjitha pronat dhe duke i bërë të hapura për publikun e për çdokënd që vlerëson se do t’i marrë në përdorim”.
Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu përsëriti një mesazh të qartë e të pakthyeshëm: Pasuritë e përfituara nga veprimtaria kriminale nuk do të gëzohen dhe nuk do të trashëgohen, por do të kthehen në shërbim të interesit publik. Para e prona, që burojnë nga droga, mashtrimi apo forma të tjera të kriminalitetit nuk janë më simbol fuqie apo privilegji, por do të rikthehen aty ku u përkasin, tek fëmijët, familjet, komunitetet në nevojë dhe viktimat e dhunës.
Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara ka hapur Thirrjen për financim projektesh, një mundësi e dedikuar për organizatat jofitimprurëse që synojnë të shndërrojnë pasurinë e konfiskuar të krimit në projekte me impakt real shoqëror. Fondi total në dispozicion është 150,000 euro, i krijuar jo nga buxheti i qytetarëve, por nga pasuritë e konfiskuara të krimit, që rikthehen në dobi të shoqërisë. Qëllimi i mbështetjes financiare është parandalimi i kriminalitetit dhe rehabilitimi social, kulturor dhe shëndetësor i shtresave në nevojë, veçanërisht i personave dhe grupeve të prekura ose të rrezikuara nga krimi i organizuar, trafikimi dhe forma të tjera të kriminalitetit.
Edval Zoto, ekspert për rreziqet e krimit ekonomik
“Absolutisht që ekziston dhe frika e personit të interesuar për ta blerë, pasi kjo është e natyrshme. Thashë që Italia vendos afate kohore, që ndoshta mund të shkojnë edhe deri në 10 vite, para se të shesë diçka. Ose, nëse konfiskon automjete apo makineri në jug të vendit, i shet në veri të vendit. Akti, ose e gjithë praktika e ripërdorimit të aseteve të konfiskuara, ka të bëjë me rikthimin e drejtësisë sociale. Normalisht edhe rikthimi i drejtësisë sociale është një proces delikat, pasi mund të ketë ndjeshmëri të caktuara edhe nga ish-pronarët. Ose vetë personat që duan të blejnë këto lloj pronash, kanë një farë shqetësimi mbi origjinën e këtyre pronave dhe çështje që lidhen me reputacionin e tyre për prona të caktuara. Nuk është e thjeshtë që t’i tjetërsosh këto prona. Prandaj dhe një nga mekanizmat më të preferuara ka qenë vendosja e këtyre pronave në funksion të ripërdorimit social. Nëse këto asete janë shoqëri të mirëfillta, për të cilat ndoshta kapitali fillestar për t’i themeluar dhe për t’i vendosur në punë ka ardhur si rrjedhojë e aktivitetit kriminal, por ndërkohë gjatë kohës së funksionimit të saj ka funksionuar normalisht si një shoqëri normale tregtare, atëherë është edhe më e thjeshtë për ta administruar. Por absolutisht pjesa më e madhe e rrezikut qëndron gjatë administrimit të pasurive të sekuestruara. Ndërsa me pasuritë që janë të konfiskuara, ekziston rreziku i rikthimit të tyre në zotërimin e subjekteve kriminale.”
Sot, mbi 11 milionë euro kriptovaluta janë ngrirë nga drejtësia shqiptare. Ato ekzistojnë në rrjet, por askush nuk mund t’i shpenzojë, as t’i ruajë me siguri. Një thesar dixhital që kërkon urgjentisht një çelës ligjor dhe teknik.
“Nuk kemi një portofol për të ruajtur kriptomonedhat e sekuestruara. As Agjencia e Administrimit te Pasurive te Sekuestruara dhe te Konfiskuara nuk ka portofol dixhital. Vetëm në 2024 kemi sekuestruar mbi 11 milionë euro vlerë të kriptovalutave dhe kemi hasur në vështirësi. Problemin e zgjidhëm duke bashkëpunuar ngushtë me një vend të BE që na u vetëofrua, ishte një sforco shumë e madhe. Jemi në proces ngrirje të një shume më të madhe se 11 milionë euro, janë të ngrira”.
Në fund të dhjetorit të vitit 2025, qeveria prezantoi për konsultim publik një nismë ligjore që parashikon se menaxhimi i parasë virtuale së konfiskuar do të bëhet nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara.
Drafti i propozimeve për ndryshime në ligjin “Për administrimin e pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara”, parashikon që AAPSK menaxhon monedha virtuale të sekuestruara ose të konfiskuara nga organet e drejtësisë sipas vendimit të gjykatës apo urdhrit të prokurorit, i cili administrohet zyrtarisht në institucion. Një nen tjetër i cakton Këshillit të Ministrave detyrën që të përcaktojë rregullat dhe procedurat e administrimit të këtyre monedhave.
Reagimi i SPAK për “Gjërat Tona”
Asetet e kriptovalutave në vlerë rreth 11 milionë dollarë amerikanë, janë zbuluar në disa kuleta kriptovalutash (portofole dixhitale) të llojeve të ndryshme dhe janë të bllokuara nga 2 kompani globale, të njohura si ofrues të shërbimeve për mjetet dixhitale (digital token). Në rastin konkret, këto kompani bashkëpunojnë me Prokurorinë e Posaçme. Vlerat e aseteve dixhitale janë sekuestruar në zbatim të vendimit për sekuestron preventive të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO), mbi portofolet dixhitale dhe asetet përkatëse. Për aq kohë sa vendimi i sekuestros preventive është në fuqi, këto asete dixhitale të bllokuara, janë të sigurta.
Adrian Civici, ekspert ekonomie
“Në rast se identifikohen se ku janë, zhdukja e tyre është shumë e vështirë. Për faktin se në këtë rast edhe organet e specializuara kur i identifikojnë, nuk është se identifikojnë çdo lloj kriptomonedhe ose çdo lëvizje. Identifikojnë ato lëvizje apo ato portofole të kriptomonedhave që janë të lidhura me transaksione të dyshimta, që mund të jenë informale deri në kriminale, të cilat bllokohen. Bllokimi i tyre bëhet me disa forma, duke marrë dhe kontrollin e atyre që quhen çelësa privat dhe çelësa publikë, pra bllokohen edhe veprimet që mund të bëhen në momente të mëtejshme mbas momentit të bllokimit dhe pastaj ose duke përdorur kompani apo platforma të specializuara që i administrojnë dhe i ruajnë që ato të mos preken. Pastaj janë edhe të gjitha veprimet ligjore që kanë të bëjnë ne faktin, përveç dokumentimit dhe provës që këto kriptomonedha janë përdorur në mënyrë kriminale ose në mënyrë informale, procesi tjetër është veprim ligjor që nga dokumentimi i saktë i lëvizjeve që janë bërë, që nga dokumentimi i saktë i portofolit ku ato qëndrojnë, deri te vendimet e Gjykatave për sa i përket sekuestrimit të tyre. Natyrisht pasi të ketë një vendim gjykata për sekuestrimin, ka disa forma të tjera se si ato mund të ripërdoren”.
Në shumë vende të BE-së, kjo çështje është trajtuar si emergjencë kombëtare. Në vitin 2023, Europol propozoi standarde të përbashkëta për ruajtjen e aseteve dixhitale të sekuestruara. Shtetet si Gjermania, Holanda, Belgjika dhe Lituania kanë tashmë portofolë të certifikuar të administruar nga agjenci shtetërore.
Në Gjermani, çdo kriptovalutë e sekuestruar transferohet menjëherë në një portofol të kontrolluar nga Zyra Federale e Krimeve. Çelësat ndahen në tri pjesë të koduara, asnjë person i vetëm nuk mund të ketë qasje të plotë.
Në Shqipëri, përkundrazi, ruajtja e pasurisë dixhitale ende varet nga bashkëpunimi me një vend të BE-së që ka ofruar përkohësisht infrastrukturën e vet.
Një sistem transparent do të garantonte jo vetëm sigurinë e fondeve, por edhe besimin e publikut në drejtësi. Sot, mungesa e transparencës ushqen dyshimet dhe krijon terren për abuzim.
Por ekziston edhe një mundësi pozitive. Ekspertët besojnë se ngritja e një portofoli dixhital shtetëror do të ishte edhe një hap për zhvillimin e industrisë Fintech në Shqipëri. Një bashkëpunim mes drejtësisë dhe inovacionit që mund të vendosë vendin në hartën e transparencës dixhitale.
Edval Zoto, ekspert për rreziqet e krimit ekonomik
“Kjo është bërë e njohur vitet e fundit. Edhe për shkak të mungesës së legjislacionit në Shqipëri, për administrimin dhe trajtimin e kriptove. Kriptot, ndryshe nga valutat e zakonshme, leku, dollari, euro, etj., ndodh që mund të ketë një luhatje shumë më të madhe në vlerën e tyre. Kur flasim për sekuestrimin e tyre, atëherë lind dilema se çfarë mund të bëjë shteti në administrimin e këtyre pasurive. Nëse ato kanë luhatje shumë të madhe, i bie që ato kanë amortizim shumë të madh. Në bazë të ligjeve shtetërore, të gjitha ato pajisje që sekuestrohen dhe që kanë një amortizim të shpejtë, atëherë ato mund të kualifikohen si asete që mund të shiten, pra të rikualifikohen. Por nga ana tjetër ato kanë dhe atë karakteristikën që njihen si valuta, pra në këtë sens është një çështje që duhet rregulluar me ligj se çfarë duhet bërë. Absolutisht futet edhe ai elementi i amortizimit, apo i ndryshimeve të mëdha të vlerave të këtyre aseteve. Por që është e nevojshme që këto të trajtohen me ligj, në mënyrë që institucionet të cilat kanë përgjegjësinë për t’i administruar këto asete në këtë lloj forme, të kenë mundësinë t’i administrojnë pa shumë telashe”.
Në Belgjikë dhe Finlandë, autoritetet hetimore humbën qasje në portofolet dixhitale të sekuestruara për shkak të gabimeve teknike dhe mungesës së menaxhimit të sigurt. Humbjet ishin të pakthyeshme. Një çelës i humbur do të thotë miliona të zhdukura përgjithmonë.
Një klikim i gabuar, një e-mail i hakuar, apo një çelës privat i harruar dhe thesari dixhital mund të zhduket. Për këtë arsye, shumë shtete përdorin portofole të ashtuquajtura ‘të ftohta’, të shkëputura nga interneti dhe të mbrojtura fizikisht.
Ato ruhen si ar, në ambiente të siguruara nga Policia.
Nëse Shqipëria do të krijonte një strukturë të tillë, mund të siguronte që çdo euro dixhitale e sekuestruar të mbetej në duart e shtetit. Më pas, me një vendim final Gjykate për konfiskimin e tyre, praktikat për t’i kthyer në paranë tradicionale mund të jenë të ndryshme.
Adrian Civici, ekspert ekonomie
“Përvojat e vendeve të zhvilluara, sidomos të SHBA por edhe vendeve të tjera, njohin disa forma, që nga forma e një ankandi publik, por në këtë rast duhet të kesh një rezervë shtetërorë ku t’i kesh të depozituara, deri te përdorimi i agjencive ndërmjetëse dhe së fundmi është edhe versioni që mund të konvertohen në një monedhë tjetër, si Euro, Dollarë dhe pastaj ato mund të shiten apo të përdoren në bazë të vendimit, t’i kalojnë shtetit”.
Agjencia deklaron se nuk ka pasur presion apo kërcënime.
Por krimi i organizuar rrallë vepron drejtpërdrejt. Presioni shpesh është indirekt. Ekonomik, social.
Edval Zoto, ekspert për rreziqet e krimit ekonomik
“Unë nuk di për kërcënime të tilla. Kam dhe eksperiencën time duke bashkëpunuar me AAPSK-në dhe kjo nxitja që ka Agjencia për të bashkëpunuar me sektorin e shoqërisë civile, ka qenë diçka që unë e kam diskutuar me drejtuesen aktuale të AAPSK dhe më vjen mirë që po shkon në këtë drejtim. Por kam edhe eksperiencën time kur proceset e marrjes në administrim të pronave të ndryshme kalojnë me problematika me familjarët, ose me ish-zotëruesit e aseteve dhe pronave. Kjo lidhet më shumë edhe me perceptimin e drejtësisë që është bërë nga ana e familjarëve ose ish-zotëruesve të këtyre aseteve, lidhet ndoshta me shpresën se çështja do të ndiqet në një nivel më të lartë, por lidhet shumë edhe me ato ndjeshmëritë shoqërore, pasi shpesh herë asetet e konfiskuara gjenden shumë afër mjedisit ku subjektet jetojnë. Kështu që copëzimi apo marrja për përdorim i këtyre pronave, duke qenë në afërsi të pronave të tjera të familjes, ose të të afërmve, ose të shoqërisë, shkakton edhe një farë fërkimi me këto subjektet e tjera që nuk janë kriminale, por për shkak të ndjeshmërisë, apo perceptimeve të ndryshme mbi çka është e drejtë apo e padrejtë, këto subjekte kanë ato ndjeshmëritë e tyre dhe shpeshherë tentojnë të krijojnë vonesa në përdorimin e aseteve që atyre u janë konfiskuar. Këto janë ngjarje normale, sigurisht jo të preferuara, por janë të pashmangshme, sidomos në shoqëri ku praktika të tilla janë të krijuara rishtazi. Ne, deri para pak vitesh nuk kemi pasur Agjenci të Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara. Tashmë e kemi. Me një praktikë të konsoliduar në përdorimin e pronave, të administrimit po e po, por unë shpresoj shumë që e ardhmja e AAPSK-së, duke pasur parasysh edhe fluksin e pasurive të sekuestruara dhe konfiskuara, këto prona të fillojnë të shkarkohen sa më shpejt nga Agjencia. Pasi krijohet ajo barra administrative dhe vazhdimisht do kemi nevojë për një Agjenci të stërmadhe, në mënyrë që t’i administrojë të gjithë këto prona”.
Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara, pas inventarizimit ka vendosur të bëjë transparencë. Të gjitha pronat e paluajtshme që ka nën administrim, pasi përfundon pasaportat e pasurisë, i publikon në faqen zyrtare të institucionit, bashkë me raportin financiar vjetor.
Pas publikimit të katalogut të mjeteve dhe pronave të sekuestruara, AAPSK publikoi edhe katalogun prej 524 faqesh të pronave të konfiskuara gjatë vitit 2025.
Pjesa më e madhe e këtyre pronave janë dhënë me qira dhe Agjencia shpjegon se asnjë prej tyre nuk është në shitje.
Një pronë e tillë është edhe një dyqan 30 metër katron, që i është konfiskuar të dënuarit përjetë për vrasje, Aurel Hoxhallarit dhë familjarëve të tij në Tiranë. Vila e Admir Muratajt, i cili mbeti i vrarë në vitin 2019 pas grabitjes në pistën e avionëve në Rinas, është një tjetër pronë e konfiskuar që është në administrim të AAPSK, që ende nuk është dhënë me qira.
Mes pronave të konfiskuara është edhe kompleksi “Colombo”, në Durrës, në pronësi të Pëllumb Tudës, i akuzuar për shfrytëzim prostitucioni dhe plagosje të rëndë me dashje.
Ish hotel “Vollga” në Durrës, e ndarë në pjesë të ndryshme me sipërfaqe 2498.7 metër katrorë dhe ndërtesë 1129.39 metër katror, në bashkëpronësi të Fejzi Kodra, Marjeta Kodra, Emiljano Shullazi, pjesë e regjistruar në favor të këtij të fundit më datë 15 dhjetor 2014, mbi transkriptimin e kontratës së dhurimit, është një tjetër pronë e konfiskuar. Me vendimin e datës 1 prill 2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar është vendosur konfiskimi i pasurisë, ky vendim është lënë në fuqi nga Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar më 7 korrik 2021dhe kanë kaluar në favor të shtetit. Sipas kartelës së pasurisë 1/3 e sipërfaqes së ndërtimit 1129.39 metër katror i takon Republikës e Shqipërisë në pjesën takuese të saj. Pjesa tjetër e mbetur i përket Fejzi Kodra me 1/3 pjesë takuese dhe Marjeta Kodra po me 1/3 pjesë takuese. Vlera e sipërfaqes që tashmë i takon shtetit, llogaritet sipas vendimit të gjykatës në afro 114 milionë lekë.
Qindra prona të tilla, duke nisur nga apartamentet, vilat, njësi shërbimi, hotele, garazhe, apo edhe troje, aktualisht janë të konfiskuara dhe kanë kaluar në pronësi të shtetit. Vlera e tyre llogaritet në afro 140.3 milionë lekë.
Nga ana tjetër janë edhe qindra asete të tjera të sekuestruara, të cilat administrohen nga AAPSK, në pritje të vendimit të formës së prerë nga gjykata. Të tilla si, 25 pasuritë e familjes Berisha, me dy të pandehur për korrupsion dhe pastrim parash, Sali Berishën dhe dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi. Nga apartamentet luksoze, te vila në Gjirin e Lalëzit, aksionet në kompaninë “Homeplan”, e deri tek njësitë e biznesit në kompleksin “Magnet”, i cili u ndërtua mbi truallin e ish-klubit sportiv “Partizani”.
Apo edhe vila e Monika Kryemadhit te Kodra e Diellit, që vlerësohet të kushtojë 51.7 milionë lekë, me një sipërfaqe totale të të gjitha ambienteve, gati 620 m2.
Por edhe prona të subjekteve të krimit të organizuar, si një ndërtesë në pronësi të Sajmir Taullaut, pranë rrethrrotullimit të Plugut, në Lushnjë, bashkë me pikë karburanti, që llogaritet në vlerën e 65.4 milionë lekëve. Por edhe 15 nga më shumë se 30 pasuri që i janë sekuestruar Ervis Martinaj. Përveç mijëra metrave katror tokë are dhe truall në Fushë Kuqe dhe zona të tjera, deri në jug të vendit, rezultojnë edhe 2 vila në Tiranë, e para me vlerë 8.4 milionë lekë dhe e dyta vilë 2 katëshe në Dajt, për të cilën nuk ka të përcaktuar një vlerë.
Në katalog përfshihen edhe qindra asete të tjera që arrijnë vlerën e 2.4 miliardë lekëve.
While the seized and confiscated vehicles have been published in another catalog. Luxury cars stand out, the value of which is estimated at hundreds of thousands of euros. Like this 2022 “Lamborghini Urus”, seized in October 2025 by the GJKKO, whose value is 140 thousand euros. Or even a BMW worth 30 thousand euros, 3 yachts, 2 of which are worth 45 thousand euros and the other with 18 thousand euros. But also a luxury vehicle “Rolls Royce”, which has a value of approximately 520 thousand euros. The vehicle was confiscated in November 2022 by decision of the GJKKO. Or this “Mercedes Benz AMG G63”, worth 150 thousand euros, this “Porsche” seized in 2023, worth 65 thousand euros, this armored “Audi A8”, worth 45 thousand euros, but also an “Audi RS Q8”, worth 90 thousand euros, put into the hands of the state when SPAK destroyed another structured criminal group that trafficked drugs from South America to Europe. Another luxury vehicle worth nearly 70 thousand euros is this “Lexus”, model “LX570”, seized by SPAK since 2022.
At a time when the fate of confiscated assets is almost clear, the Agency is waiting for the assets that are still under seizure. But as more years pass, the assets seem to lose value. Like many properties that are published in this catalog of confiscated assets, for which the seizure decision was issued years ago, but until it has become final, they no longer look the same even in the photo.
The wealth of the criminal world is not just a "fair" of luxury, but evidence that puts the state to the test. / "Our Things" show
Happening now...
Pastërtia kryeministrore mes kolerës qeverisëse!
ideas
The food mafia in Albania, more dangerous than drug traffickers….
Berisha, by attacking Basha, is helping Rama
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128