
EMRAT/ Kush janë 3 të afërmit e Agron Kapllanajt që goditën agjentët e BKH-së

Policia ka vendosur në pranga 3 persona pas incidentit në Fier ku agjentët e BKH-së u përplasën me afërmit e Agron Kapllanajt.
Raportohet se të arrestuarit janë vendosur në pranga për akuzën “goditje për shkak të detyrës”.
Mësohet se në pranga janë vënë Ledjan Kapllanaj, Klaudjo Kapllanaj dhe Gerald Kollçaku. Ndërkohë vijojnë veprimet hetimore edhe për personat e tjerë e përfshirë në ngjarje.
Sipas policisë, agjentët e BKH dhe operacionalja ka qenë në Fier për veprime hetimore kur janë konfliktuar me të afërm te Agron Kapllanaj.
“Shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, së bashku me hetuesit e BKH-së pasditen e sotme kanë qenë me shërbim në qarkun e Fierit.
Rreth orës 19:20, të mbrëmjes së sotme, në aksin rrugor Fier – Patos, shërbimet operacionale të Policisë dhe hetuesit e BKH-së janë goditur për shkak të detyrës nga disa persona, të cilët janë identifikuar dhe shoqëruar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier për veprimeve të mëtejshme.
Të gjitha veprimet hetimore e procedurale janë duke u kryer nga Prokuroria e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier”, njoftoi policia mbrëmjen e së martës.

Scandal erupts: Poll against SPAK intercepted!
ideas

Don't make fun of Berisha's old age, but of his dream of becoming a groom again.


We will finally vote!
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128