Konflikt mes 4 personave në Korçë, plagoset pronari i një servisi

2026-03-28 11:03:03 / AKTUALITET ALFA PRESS

Konflikt mes 4 personave në Korçë, plagoset pronari i një

Një konflikt mes katër personave ka përfunduar me përdorimin e thikës në Korçë.

Ngjarja ka ndodhur në një pikë servisi në lagjen nr.10.

Njëri prej tyre është dëmtuar dhe u dërgua me ambulancë në spital, mësohet se edhe të tjerët kanë dëmtime por nuk dihen ende rrethanat.

I plagosuri është identifikuar si Renaldo Xhixho. Mësohet se ai është pronar i një servisi për shërbim tapicerie në lagjen 10. Disa persona të tjerë i kanë shkuar pranë servisit dhe aty janë konfliktuar dhe më pas ka mbetur i plagosur.

Shkaku mund të lidhet me pakënaqësi të klientëve ndaj punës së bërë nga Xhixho, por mbetet për tu zbardhur pas deklaratave të personave të përfshirë në ngjarje.

 

Happening now...

ideas