I dërguari special i Trump, vizitë zyrtare në Moskë këtë javë

2025-03-12 23:11:11 / BOTA ALFA PRESS

I dërguari special i Trump, vizitë zyrtare në Moskë
Sekretarja për media e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt ka deklaruar se i dërguari special i Trumpit, Steve Witkoff do të udhëtojë për në Moskë këtë javë për bisedime rreth armëpushimit në Ukrainë.

“Witkoff do të udhëtojë për në Moskë më vonë gjatë javës”, ka deklaruar Leavitt, pasi presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se negociatorët e SHBA-së “janë duke shkuar në Rusi”.

Takimet pritet të zhvillohen për të negociuar rreth armëpushimit 30-ditor në luftën pushtuese në Ukrainë, pasi ditë më parë, presidenti ukrainas Zelensky e ka pranuar planin për armëpushim 30-ditor.

 

ideas

services

  • POLICE129
  • STREET POLICE126
  • AMBULANCE112
  • FIREFIGHTER128