“Irani kaloi vijën e kuqe”/ Ministri izraelit i Mbrojtjes paralajmëron: Do të paguajë një çmim shumë të rëndë

2025-06-13 22:14:12 / BOTA ALFA PRESS

“Irani kaloi vijën e kuqe”/ Ministri izraelit i Mbrojtjes
Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, deklaroi se Irani ka kaluar vijat e kuqe duke goditur me raketa qendrat e populluara civile në Izrael dhe paralajmëroi se Teherani do të përballet me një përgjigje të ashpër.

“Irani ka kaluar vijat e kuqe duke sulmuar civilë. Ai do të paguajë një çmim shumë të rëndë për këtë veprim,” u shpreh Katz.

Sipas një zëdhënësi të policisë izraelite, një nga municionet iraniane ka rënë në Distriktin Verior të Izraelit, të premten në mbrëmje, sipas orës lokale.

“Aktualisht nuk raportohen të lënduar, por ka dëme materiale,” thuhet në deklaratën zyrtare të policisë.

Ndërkohë, shërbimi i zjarrfikësve dhe shpëtimit në rajonin verior ka konfirmuar se po ndërhyn në dy vatra zjarri në zona të hapura, si pasojë e sulmeve.

Pas disa orësh alarmi dhe strehimi, Komanda e Mbrojtjes Civile ka njoftuar se qytetarët izraelitë mund të dalin nga strehët, por duhet të qëndrojnë afër tyre në rast se situata përshkallëzohet sërish.

 

Happening now...

ideas