Oil goes 'crazy', over $100 per barrel, Trump takes it with sportsmanship: A very small price for global peace

2026-03-09 15:45:14 / BOTA ALFA PRESS

Oil goes 'crazy', over $100 per barrel, Trump takes it with

Çmimi i naftës kapërceu për ta parën herë që nga pushtimi i Ukrainës në vitin 2022 nivelin e 100 dollarëve për fuçi, teksa lufta ne Lindjen e Mesme hyri në ditën e dhjetë.

Nafta Brent, treguesi ndërkombëtar, u rrit më shumë se 30 përqind të dielën, duke arritur në një moment 119 dollarë për fuçi, pasi u shtua frika e një ndërprerjeje të zgjatur të furnizimeve energjetike globale.

Kuotimi u stabilizua më tek rreth 110 dollarë për fuçi pasi The Financial Times raportoi se ministrat e financave të G7 do të diskutonin përdorimin e rezervave të naftës në koordinim me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë. Presidenti amerikan Donald Trump, i cili ceshtjen e kostos së jetesës e kitheu në një nga shtyllat e fushatës së tij elektorale në 2024, e injoroi këtë lëvizje të cmimit.

“Këto cmime afatshkurtra të naftës, të cilat në fakt do të bien shpejt kur kërcënimi bërthamor iranian të shkatërrohet, janë një çmim shumë i vogël për SHBA-në dhe për sigurinë dhe paqen në botë”, u shpreh Trump.

Javën e kaluar, tregjet kishin qenë relativisht të qeta pasi u duk se po shmangej skenari i makthit kur miliona fuçi nafte dhe gaz të lëngshëm që do të bllokoheshin në Gjirin Persik dhe që anijet cisternë nuk do të kalonin dot ngushticën e Hormuzit. Por përshkallëzimet gjatë fundjavës, së bashku me skenat e shkatërrimit të infrastrukturës energjetike si në Iran, ashtu edhe në gjithë Gjirin, ngjallën panik të menjëhershem në tregje.

Pyetja tani është: ku do të shkojë kjo situate, thotë BBC. Disa analistë argumentojnë se nëse mbyllja e Ngushticës së Hormuzit zgjat deri në fund të marsit, çmimet rekord të naftës mbi 150 dollarë për fuçi mund të bëhen një realitet. Rritja aktuale ka gjasa të rrisë edhe më tej çmimet e benzinës dhe produktet e rëndësishme derivate, si karburanti për avionët.

 

Happening now...

ideas