Dy gola në një ndeshje, Taulant Seferi çon në nëntë numrin e realizimeve këtë sezon

2026-10-14 23:51:00 / SPORT ALFA PRESS

Dy gola në një ndeshje, Taulant Seferi çon në

Taulant Seferi po kalon një moment fantastik në Turqi, ku vazhdon të lërë gjurmën e tij me fanellën e Kayserisporit.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ishte protagonist me dy gola në fitoren 4-0 ndaj Antalyasporit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 10-të të Ligës së Parë turke. Futbollisti nga Kumanova zhbllokoi potencialin e tij në minutën e 24-t, kur shfrytëzoi një mundësi brenda zonës dhe dërgoi topin në rrjetë me një goditje të fuqishme.

Seferi nuk u mjaftua me kaq. Në minutën e 53-të, sulmuesi shqiptar realizoi edhe golin e dytë personal, pas një aksioni individual, duke kaluar portierin kundërshtar dhe duke e dërguar topin në portën e boshatisur.

Me këtë dopietë, Seferi e çon në nëntë numrin e golave të realizuar këtë sezon, duke konfirmuar formën e shkëlqyer që po kalon në kampionatin turk. Paraqitjet e tij të fundit tregojnë se sulmuesi kuqezi po gjen vazhdimisht rrugën e rrjetës dhe po luan një rol të rëndësishëm në ecurinë e Kayserisporit.

Po ndodh...