E uroi për look-un e ri, Zegjine Çaushi shpërthen ndaj Redi Muçit: O psikopat, na hape barkun

Deputeti i Lëvizja Bashkë, Redi Muci, ka ironizuar ndryshimet në look-un e deputetes së PS Zegjine Çaushi.
Në fjalë e tij në Kuvend, Muçi ka ironizuar deputetët socialistë që sipas tij kishin një plan të mirëmenduar për t’u shpëtuar vezëve që pritej të hidheshin nga protestuesit, ndërsa për Çaushin tha: Urime Zegjinesë për look-un e ri.
Ndërkohë reagimi i deputetes socialiste ka qenë: “Ulu mo ulu, se na hape barkun, psikopat!”.
Redi Muçi: E nis me një urim për sesionin e ri, uroj të jetë më i shkurtri në histori dhe të jetë i fundit i kësaj qeverie dhe partie të deligjitimuar që ka uzurpuar shtetin shqiptar.
Nisëm me rrethimin e godinës nga policia, të cilët shumë shpejt do arrestojnë edhe protestuesit, me deputetë që kishin një plan që t’i shmangin vezëve. Urime kolegë që iu shmangët vezëve, urime Zegjinesë për look-un e ri. Janë 110 ditë që kanë kalitur shqiptarët me vullnetin për një Shqipëri të re që nuk ka në kkupolën drejtuese hajdutë që në dosjet e SPAk u dalin cilat 1 nga 1 të arreduar sipas modës së fundit dhe ju votoni që të mos u hiqet imuniteti. Nuk mund të jeni edhe anëtarë të një organizate mafioze e të mërziteni pse ju quajnë mafiozë. Meqë menduar se protestat do të zbehen nga Besa, dije se për mllefin e popullit ka vetëm një ilaç, është dorëheqja.
Peleshi: Ju tërheq vëmendjen për gjuhë të papërshtatshme dhe seksiste.
Po ndodh...
ide
Tri krizat dhe tri zgjidhjet
Innocence for the liberators, so that history is not judged!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128