When the aggressor writes the file in The Hague and the victim rests on his laurels: From the victory of war to the defeat of memory
By Adri Nurellari
This article had been prepared as a draft on my computer for several days, while I refused to believe that I would have to publish it in such a gloomy version. Unfortunately, today's conviction of the four KLA leaders in The Hague confirmed my deepest fears that international justice had capitulated to political tendentiousness and historical revisionism. I hoped until the last minute that legal reason, the universal standards of Western law and the indisputable truth of a struggle for survival would triumph over political engineering. But today's conviction of the four; Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selim and Jakup Krasniqi; by the Specialist Chambers in The Hague put an end to all illusions. This decision does not mark the triumph of justice, but the final sealing of a deep political tendentiousness of a mechanism that was born crooked, on false premises, acted contrary to European standards of judicial process, and ended up as an instrument of historical revisionism.
This verdict is not a bolt from the blue, but the foretold finale of a process that rests on a foundation of serious procedural violations and geopolitical compromises. For almost six years, the four central figures of the Kosovo Liberation Army and its state-building were held in detention without a first-instance decision, with the trial only starting two and a half years after their arrest. This delay destroyed the fundamental principle of the presumption of innocence and Article 5(3) of the European Convention on Human Rights, turning the procedure itself into an administrative punishment. All the more so when the repeated rejection of guarantees offered by sovereign European states for conditional release was made on completely abstract grounds.
Megjithatë, skandali më i madh i kësaj gjykate qëndron te zanafilla e saj gjeopolitike. Gjykata Speciale nuk lindi nga ideali i drejtësisë ndërkombëtare, por si një operacion i mirëfilltë i diplomacisë dhe inteligjencës ruse, i ideuar dhe i udhëhequr nga Konstantin Kosachev, kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme të Dumës ruse dhe kreu i delegacionit rus në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Menjëherë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës në vitin 2008, ishte pikërisht iniciativa zyrtare e Kosachevit ajo që vuri në lëvizje mekanizmin e Këshillit të Evropës, duke shfrytëzuar një mjedis institucional thellësisht të depërtuar nga lobimi dhe influenca ruse nën drejtimin e Sekretarit të Përgjithshëm Thorbjørn Jagland, për ta delegjitimuar shtetësinë e Kosovës dhe ndërhyrjen e NATO-s.
Kjo intrigë e Moskës u paketua përmes raportit famëkeq të Dick Marty-t dhe trillimeve makabre për "trafikim organesh" në të ashtuquajturën "Shtëpi e Verdhë". Por goditja fatale Kosovës nuk i erdhi nga Moska; i erdhi nga konjuktura e pamëshirshme e Uashingtonit. Administrata e Presidentit Barack Obama, e prirur të siguronte me çdo kusht marrëveshjen bërthamore me Iranin (JCPOA) dhe të shmangte përplasjet e drejtpërdrejta me Rusinë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, e përdori Kosovën si monedhë shkëmbimi gjeopolitik. Prishtinës iu vu thika në fyt me një ultimatum të egër: ose votoni vetë themelimin e Gjykatës Speciale përmes ndryshimeve kushtetuese, ose Rusia do të kalojë një rezolutë nën Kapitullin VII të Kartës së OKB-së për të krijuar një tribunal ndërkombëtar ku SHBA nuk do të vinte veton. Kosova u detyrua të vetëgjykohej për llogari të një pazari global mes fuqive të mëdha. Dhe kur erdhi dita e ballafaqimit ligjor, e gjithë fabula mbi të cilën u shantazhua një komb i tërë u avullua sepse në aktakuzën përfundimtare nuk mbeti asnjë germë e vetme për trafikim organesh. Në vend të saj, prokuroria ricikloi doktrinën elastike të "Ndërmarrjes së Përbashkët Kriminale" për të kriminalizuar një lëvizje guerile, asimetrike dhe të decentralizuar mbijetese. Dënimi i sotëm përbën një përpjekje të rrezikshme për të kriminalizuar vetë strukturën e rezistencës çlirimtare dhe, në mënyrë të pashmangshme, për të njollosur legjitimitetin e ndërhyrjes së NATO-s më 1999 dhe doktrinën ndërkombëtare të ndërhyrjes humanitare.
Megjithatë, faji për këtë katastrofë kombëtare nuk qendron vetëm në Hagë e kryeqytetet perëndimore, por përgjegjësia është edhe në Prishtinë dhe Tiranë. Ne u përballëm me një gjykatë ndërkombëtare duke qenë një komb pa arkiv, pa memorie të institucionalizuar, pa diplomaci publike dhe pa strategji shtetërore, përballë një agresori që zbriti në fushën e betejës juridike me një makineri të mirëvajtur tridhjetëvjeçare. Teksa në Prishtinë e Tiranë historia trajtohej si folklor përvjetorësh ose si municion për sherrin elektoral të ditës, Beogradi e ngriti doktrinën e revizionizmit në nivel të sigurisë kombëtare qysh me nisjen e shpërbërjes së Jugosllavisë. Që në vitin 1992, përmes një ligji të posaçëm parlamentar, Serbia themeloi Muzeun shtetëror të Viktimave të Gjenocidit duke krijuar bazën e parë të centralizuar kërkimore për prodhimin e dosjeve me peshë ligjore dhe politike.
Në prapavijë të këtij aparati nuk qëndronin nisma amatore apo dëshira vullnetarësh, por krejt infrastruktura shtetërore: Arkivi Ushtarak i Forcave të Armatosura Arkivi Shtetëror i Jugosllavisë, Instituti i Historisë Bashkëkohore, Akademia e Shkencave (SANU) dhe shërbimet inteligjente (DB, më vonë BIA). Kjo makineri përgatiti qysh në vitet 1998–2000 "librat e bardhë" mbi të ashtuquajturat krime të separatizmit shqiptar, i përktheu në mënyrë metodike në anglisht dhe frengjisht, i shpërndau në bibliotekat kryesore akademike të Perëndimit dhe ushqeu me dekada çdo kanal ndërkombëtar (nga dosjet e Tribunalit të ICTY-së te raporti i Dick Marty-t dhe fletët e Zyrës së Prokurorit të Specializuar). Serbia financoi monografi shkencore, katedra kërkimore dhe botime me recensë ndërkombëtare, duke krijuar një monopol interpretues që një lëvizje guerile mbijetese tentonte ta vishte me petkun e një sindikate të dhunshme.
Popujt me vetëdije shtetërore e dinë se kujtesa historike ruhet vetëm përmes institucionalizimit global. Armenët kanë ngritur një rrjet arkivash, institutesh dhe katedrash universitare (si në UCLA) nga Jerevani në Uashington e Paris, duke regjistruar plot 327 memoriale në 45 shtete. Ukrainasit e shndërruan tragjedinë e Holodomorit në një çështje të njohur parlamentare ndërkombëtare përmes muzeve kombëtare dhe konsorciumeve kërkimore në universitetet e Albertës dhe Harvardit. Ngjashëm, Ruanda e ktheu kujtesën e saj në politikë zyrtare shtetërore përmes qendrave studimore universitare, duke kulmuar me përfshirjen e katër memorialeve të saj kryesore (Nyamata, Murambi, Gisozi dhe Bisesero) në Trashëgiminë Botërore të UNESCO-s.
Shqiptarët, ndërkaq, vazhdojnë të mbështeten te bindja naive se e vërteta historike do të njihet vetvetiu. Përballë organizimi intensiv shtetëror serbo-rus, bota shqiptare shfaqi një shkretëtirë tronditëse institucionale. Për një çerek shekulli, Kosova nuk arriti të ndërtonte një arkiv të vetëm të konsoliduar kombëtar sipas protokolleve shkencore ndërkombëtare. Barra e dokumentimit të viktimave dhe të zhdukurve nuk u mor përsipër nga shteti sovran, por iu delegua një organizate joqeveritare si Fondi për të Drejtën Humanitare. Instituti publik për Hulumtimin e Krimeve të Luftës u mbyll pa lavdi me vendim administrativ në vitin 2018 dhe mbeti i vdekur për pesë vjet me radhë, duke u ringjallur me ligj vetëm në fund të vitit 2023; pikërisht pasi hetimet e Hagës kishin përfunduar dhe dosjet e akuzës ishin blinduar.
Dëshmitë u lanë të shpërndara në sirtarë privatë, arkivat e brigadave u fshehën apo u asgjësuan nga frika dhe mosbesimi, ndërsa Tirana zyrtare nuk gjeti kurrë kurajën të ngrinte një institut kërkimor apo një pavijon të përhershëm kombëtar për krimet e kryera ndaj shqiptarëve në shekullin XX. Në këtë asimetri dramatike, katër udhëheqësit e UÇK-së zbritën në sallën e gjyqit të zhveshur nga mburoja e shtetit të tyre: përballë prokurorëve që lexonin dosjet e përpiluara me përpikëri nga arkivistët e Beogradit, ata duhej të rindërtonin nga qelia e paraburgimit, me dëshmi individuale dhe memorie të fragmentuar, realitetin e një lufte asimetrike që shteti i tyre nuk u kujdes kurrë ta shkruante me gjuhën që kupton drejtësia ndërkombëtare.
Kosova dështoi të ndërtonte këtë mbrojtje sepse u helmua nga autokannibalizmi i brendshëm politik dhe dritëshkurtësi strategjike. Për një çerek shekulli, lufta çlirimtare nuk u trajtua si konsensus themeltar i shtetësisë, por si fishekzjarr elektoral për pushtet ditor. Një pjesë e udhëheqjes e privatizoi meritën çlirimtare, duke e përdorur sakrificën kombëtare si mburojë morale ndaj keqqeverisjes, korrupsionit dhe fryrjes së listave të veteranëve. Nga ana tjetër, për të thyer këtë monopol pushteti, rivalët politikë ranë në grackën shkatërruese të demonizimit të vetë UÇK-së: në vend që të godisnin korrupsionin administrativ, ata filluan të portretizonin vetë lëvizjen çlirimtare si një ndërmarrje kriminale, duke prodhuar dosje, akuza dhe dëshmi që pëshpëriteshin në zyrat e ambasadorëve perëndimorë. Krijimi i Gjykatës Speciale u mirëprit në heshtje nga segmente të politikës si një dhomë spastrimi e jashtme për të hequr qafe rivalët që nuk mposhteshin dot me votë. Prokurorët në Hagë nuk kishin nevojë të lodheshin; atyre iu desh thjesht të mblidhnin helmin që elitat tona derdhnin mbi njëra-tjetrën në Kuvend dhe në studio televizive.
Kjo miopi u plotësua nga provincializmi cinik i Tiranës zyrtare. Për dekada me radhë, elita politike në Shqipëri operoi me llogarinë se mosproblematizimi i së shkuarës shitet si pjekuri rajonale, duke tregtuar kujtesën për të blerë mbështetje politike afatshkurtër nga ndërkombëtarët. Shteti shqiptar projektoi me zell Muzeun "Besa" në Vlorë kushtuar shpëtimit fisnik të hebrenjve; një akt padyshim i ndritur që meriton përkujtim, por që ekspozon hipokrizinë ulëritëse shtetërore. Faktikisht Shqipëria investon aty ku del si shpëtimtare e lavdëruar nga bota, por refuzon të ngrejë qoftë edhe një institut apo pavijon kombëtar për tragjeditë tona kombëtare. Shqipëria nuk ka as muze apo pavijon të përhershëm që të trajtojë në mënyrë të plotë përvojën e shqiptarëve nën Jugosllavi dhe Serbi; dëbimet e viteve 1877–1878, nga Nishi, masakrat e Luftërave Ballkanike, kolonizimin, shkëmbimin e popullsisë jugore pas Marrëveshjes së Lozanës, reformën agrare, spastrimin e Ccamërisë, shpërnguljet drejt Turqisë, masakrën e Tivarit, represionin e Rankoviqit, demonstratat e vitit 1981, heqjen e autonomisë dhe krimet e viteve 1998–1999. E gjithë kjo trashëgimi spastrimi shtetëror fshihet nën rrogoz nga elita politike e Tiranës, e cila ka zgjedhur vetëcensurën nga frika se mos prish fasadën e rreme të stabilitetit rajonal dhe komoditetin diplomatik me fqinjët.
Ky kapitullim i kujtesës i heq Kosovës armën më të fuqishme strategjike në marrëdhëniet ndërkombëtare. E kaluara e dhimbshme nuk duhet të shërbejë kurrë thjesht si një mburojë reaktive nëpër gjyqe; ajo duhet të jetë themeli i ofensivës sonë diplomatike. Në dialogun me Serbinë, heqja dorë nga një arkiv shtetëror i krimeve të luftës u dha hapësirë ndërmjetësve ta kthejnë procesin në një barazi artificiale morale mes dy palëve. Kujtesa e dokumentuar institucionalisht duhet të rivendosë kushtëzimin politik; normalizimi nuk mund të ekzistojë pa njohjen e fajësisë, pa dëmshpërblimet e luftës, pa zbardhjen e fatit të të pagjeturve dhe pa kthimin e fondeve e artefakteve të grabitura nga Beogradi. Po ashtu, në betejën për njohje ndërkombëtare dhe anëtarësim në OKB, Këshill të Evropës e UNESCO, dokumentimi rigoroz i gjenocidit dhe spastrimit etnik mbetet argumenti thelbësor ligjor për legjitimitetin e shtetësisë së Kosovës si e drejtë e patjetërsueshme për mbijetesë.
Kritika ndaj këtij aktgjykimi nuk buron nga ndonjë frymë antiamerikane apo refuzim i orientimit euroatlantik, dhe aq më pak nga harresa e faktit historik se ndërhyrja e NATO-s më 1999 e shpëtoi popullin e Kosovës nga shfarosja fizike. Përkundrazi, kjo kritikë është mbrojtja më e mirëfilltë e vetë vlerave perëndimore. Drejtësia e ushtruar në emër të botës së lirë nuk mund të funksionojë me standarde të deformuara selektiviteti, duke sakrifikuar proporcionalitetin, barazinë e palëve dhe procesin e rregullt ligjor. Aleanca nuk kërkon nënshtrim të verbër, partneriteti nuk matet me konformizëm provincial, ndërsa mirënjohja e thellë historike ndaj çlirimtarëve tanë nuk nënkupton kurrë kapitulim të gjykimit kritik apo heshtje përballë një kompromisi cinik gjeopolitik.
Mbi të gjitha, në procesin e integrimit euroatlantik, Kosova nuk duhet të trokasë në dyert e Bashkimit Evropian dhe të NATO-s si një lypëse e mëshirës gjeopolitike. Pranimi i përshpejtuar i saj në strukturat perëndimore nuk është lëmoshë; ai përbën një shpagim të vonuar moral dhe politik ndaj indiferencës, hezitimit dhe shpeshherë pjesëmarrjes direkte të Fuqive të Mëdha në tragjedinë historike shqiptare. Që nga Kongresi i Berlinit më 1878 dhe Konferenca e Londrës më 1913 (kur tokat shqiptare u copëtuan për të ngopur orekset e monarkive greko-sllave) e deri te vendosja e embargos absurde të armëve në vitet ’90 dhe tolerimi i gjatë i regjimit të Millosheviqit, fati i Kosovës u cënua rëndë nga kompromiset cinike evropiane. Integrimi në BE dhe mbrojtja nën çadrën e NATO-s janë akti i domosdoshëm i drejtësisë restauruese për këtë borxh historik që Perëndimi ia ka këtij populli, por kjo kërkesë nuk mund të arkëtohet diplomatikisht pa një arkiv rigoroz që e shndërron kujtesën nga vajtim folklorik në argument gjeostrategjik.
Tashmë që goditja ra, pësimi duhet domosdoshmërisht të na bëhet mësim. Aktgjykimi i sotëm është vetëm vendimi i shkallës së parë; disfata bëhet e pakthyeshme vetëm nëse dorëzohemi para fatalizmit apo shpërthejmë në dëshpërim folklorik. Shembulli se si vepron një shtet i pjekur përballë një katastrofe të tillë juridike është i shkruar qartë në historinë e Kroacisë. Kur më 15 prill 2011 Tribunali i Hagës dënoi gjeneralin Ante Gotovina me 24 vjet burg dhe Mladen Markač me 18 vjet për ndërmarrje të përbashkët kriminale gjatë Operacionit "Stuhia", i gjithë kombi kroat u gjend në një shok të thellë moral. Por Kroacia nuk u mbyll në vajtim dhe as nuk filloi të gëlltiste njollosjen e luftës së saj çlirimtare. Përkundrazi, ai dënim drastik shërbeu si alarmi suprem që vuri në lëvizje të gjithë makinën shtetërore, shkencore dhe diplomatike të vendit.
Between April 2011 and November 2012, the Croatian government, through the Homeland War Memorial and Documentation Center, academia, and security institutions, did not exert political pressure on the court, but instead mounted a major scientific and legal counterattack for the second instance. Zagreb hired the sharpest international lawyers, mobilized the world's leading artillery and ballistics experts to analyze every shell that fell on Knin, and produced irrefutable documentary evidence proving that the "200-meter margin of error" standard set by the trial panel was a military absurdity. On November 16, 2012, the ICTY Appeals Chamber overturned the first-instance verdict, acquitted the two generals, and definitively erased the label of joint criminal enterprise from Croatian freedom. That triumph did not come from patriotic slogans in the squares, but because a serious state turned the first-degree suffering into an organized strategic lesson.
This path and this model must be followed immediately by Kosovo and Albania today. The appeal to The Hague cannot be left to the defense lawyers and families of the convicted only. The governments in Pristina and Tirana, the universities, the Academy of Sciences and the diaspora must abandon any clan disputes and establish within weeks an Interstate Legal and Scientific Task Force. The archives must be opened, the most vocal experts in international law must be hired, the artificial claim of a rigid military command with territorial control of the KLA must be deconstructed and the incontestable evidence of a survivalist guerrilla movement must be presented to the Appeals Chamber. Today's sentence is a heavy blow, but the victory of 1999 cannot be undone by an administrative decision. If we want this suffering not to turn into a permanent historical stain on the freedom of Kosovo, our greatest institutional mobilization must begin today; The time for empty words and folklorisms is over, now Albanian states must speak with the language of science, diplomacy, law and national dignity.
Po ndodh...
ide
Tri krizat dhe tri zgjidhjet
Innocence for the liberators, so that history is not judged!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128