Zhdukja e verës së shtrenjtë që iu konfiskua Ergys Agasit – Arrestohet kushëriri i tij, Eno Agasi
Arrestohet pas tetë muajsh në arrati Eno Agasi, kushëriri i Ergys Agasit — ky i fundit i akuzuar si kreu i një grupi kriminal që vepronte brenda AKSHI-t.
Eno Agasi ishte në kërkim pasi Gjykata e Tiranës kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest në burg”, pasi zhduku shishet e shtrenjta të verës që u sekuestruan nga SPAK-u në dhjetor të vitit 2025, kur u shpall në kërkim kushëriri i tij.
Pasi ishte bërë inventari, vera ishte lënë në kantinë, pasi s’mund të transportohej natën nga doganat, por kur kanë shkuar të nesërmen për ta marrë, vera ishte hequr.
Eno Agasi po hetohet për pastrim parash dhe veprime që pengojnë zbardhjen e së vërtetës.
Kushëriri i tij, Ergys Agasi, po ashtu përfundoi në pranga pak javë më parë. Ai akuzohet për krime të rënda të kryera në kuadër të një grupi kriminal që vepronte brenda Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.
Raportohet se hetimet janë ndjekur nga prokurori Bledar Valikaj, i cili më herët i kishte kaluar hetimet për Ergys Agasin SPAK-ut, duke ndjekur hetimin ndaj kushëririt të tij.
Po ndodh...
ide
Tri krizat dhe tri zgjidhjet
Innocence for the liberators, so that history is not judged!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128