Mbyllen fjalimet te Kryeministria, nis marshimi i protestuesve/ Qytetarët drejtohen drejt Parlamentit, Bllokut të Sigurisë dhe bustit të Adem Jasharit

2026-09-16 20:40:00 / POLITIKË ALFA PRESS
Mbyllen fjalimet te Kryeministria, nis marshimi i protestuesve/ Qytetarët

Pas përfundimit të fjalimeve te godina e Kryeministrisë, protesta popullore ka kaluar në një tjetër fazë përshkallëzimi.

Qytetarët dhe aktivistët janë nisur në një marshim të organizuar drejt tre pikave të kryeqytetit, duke i kthyer rrugët e Tiranës në vatër të mosbindjes civile ndaj qeverisë.

Aksioni po vijon me marshimin drejt Kuvendit të Shqipërisë, i shënuar si objekt i përplasjes për shkak të aferave korruptive dhe refuzimit të rezolutës për gjenocidin serb, për të vijuar më tej drejt Bllokut të Sigurisë, në shenjë proteste kundër ndalimeve të aktivistëve.

Marshimi i revoltës do të përmbyllet te busti i Komandantit Adem Jashari, një ndalesë me peshë të fortë simbolike që lidh qëndresën qytetare me mbrojtjen e dinjitetit të luftimeve të UÇK-së dhe interesave kombëtare.

 

 

Po ndodh...

ide