Tronditëse në Tiranë! Tezja dhe kushëriri abuzojnë seksualisht me 12-vjeçaren, në telefonin e të miturës gjenden video të rënda pornografike

2026-09-17 08:24:00 / AKTUALITET ALFA PRESS

Tronditëse në Tiranë! Tezja dhe kushëriri abuzojnë

Një 29-vjecar dhe një grua 32-vjecare, përfunduan në pranga dy ditë më parë pasi akuzohen për marrëdhënie seksuale me një të mitur, incest dhe pornografi.

Viktimë është një 12-vjecare, e cila është detyruar të kryejë marrëdhënie me djalin e hallës dhe marrëdhënie me tezen e saj.

Burimet policore konfirmuan se u sinjalizuan për rastin nga autoritetet e shkollës, pasi në celularin e së miturës ishin gjetur video të rënda intime, ku ajo edhe online detyrohej të kryente akte ndaj vetes, që te kënaqte epshin e kushëririt dhe tezes.

Policia njoftoi prindërit e të miturës dhe një psikologe dhe mori rrëfimin tronditës të 12 vjecares. Policia arrestoi menjëherë më pas K.B, 29 vjeç, djali i hallës së vajzës dhe D.S 32 vjece, tezja e vajzës, ndaj të cilëve rëndojnë dyshime për akuzat “marrëdhënie seksuale me të mitur”, “incest” dhe “pornografi”. Aktualisht e mitura është duke u trajtuar me psikolog për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike.

 

 

Po ndodh...

ide