Why the massacre of January 21 and not only, started in the "secret" meeting Berisha-Rama-1991

The four killed 12 years ago in the January 21 protest, with their hands in their pockets and fleeing to their homes, have turned in their graves again. Because a hysteria has started with SPAK and radio interception of the guards, by the same protagonists who essentially caused that tragedy.
The ritual has become even wilder this time because after a few months, we have the elections. Edi Rama repeated the shameful and stale spectacle with red carnations, while Sali Berisha continues the "principled" self-defense for that innocent blood.
Thus, the old and usurping policy of everything in this country continues the scenario unfolded in the January 4, 1991 conversation between Edi Rama and Sali Berisha, where they agree that everything is done for power.
The massacre of that evening started much earlier. Since the beginning of the 90s, when the thirst and revolt of Albanians and students for Western democracy, a group of people used it to capture and hold, even with blood when necessary, all the powers; political, party and economic. It started with their amorality, hypocrisy and cooperation openly and behind the scenes, at the expense of democracy, pluralism and the prosperity of Albanians.
Që të ketë drejtësi për 21 janarin, duhet të vihet gishti te rrënja që prodhon tragjedi në mënyrë sistematike në këtë vend. Dhe kjo rrënjë janë pikërisht këta të tre, (Berisha, Rama, Metaj), me strukturat e tyre politiko- financiare- kriminale, që mbajnë peng votën, pluralizmin, ekonominë e tregut dhe mirëqenien e shqiptarëve.
Në 21 janar kishim nga një anë protagonistë Edi Ramën, Erion Velinë, Saimir Tahirin, Tom Doshin e të tjerë, të cilët i kishin sytë të kuq nga etja për të marrë pushtet. Përball kishin Sali Berishën dhe Ilir Metën që ishin po aq “sykuq” dhe po aq të tërbuar nga frika e lënies së pushtetit të tyre, të cilit i kishte plasur korrupsioni sheshit.
Gjithçka nisi me sebepin e “bllokut” korruptiv të Ilir Metajt. Por vetëm 2 vite më pas ky që i quante “kokëpalarë” viktimat e etjes së Ramës për të ardhur në pushtet me çdo kusht, i futi me “kryekokëpalarin” ca shishe verë të mirë të shoqëruar ngjalat e freskëta të Nard Kokës dhe kaloi nga krahu tjetër.
Edhe Tom Doshi e harroi që Ilir Metaj kërkonte dhe kishte paguar për ta vrarë. Edhe Erion Veliaj që nëpërmjet çunave të tij lyente me bojë të kuqe kokat e protestuesve atë ditë, vetëm pak kohë më pas u bë grup i pandashëm me “Liken e bllokut 700 mijë dollarë”.
Kthjellohuni pak minuta dhe ktheheni kokën pas për të kujtuar, se çfarë ka ndodhur në këtë vend gjatë këtyre 32 viteve tranzicion.
Për pushtet dhe pasuri u lejuan skemat piramidale të cilat kjo klasë politike nuk i hetoi kurrë, sepse ishin brenda të gjithë. Ridvan Bode i Berishës, sot është i Edi Ramës. Ose i të dyve bashkë me një tufë oligarkësh, më saktë.
Pushteti si qëllim në vetvete e çoi Sali Berishën që të kryente masakrën e parë zgjedhore në vend; atë të vitit 1996. Kjo dhe Piramidat shkaktuan luftën e paprecedentë civile në vend, me mbi 3000 të vrarë. Edhe këta prej 25 vitesh vazhdojnë që të rrotullohen në varr!
Padurimi dhe etja për pushtet shkaktoi edhe ngjarjet e 14 tetorit 1998, ku me armë dhe tanke duke përdorur si “kokë dashi” arkivolin e Azem Hajdarit, u pushtuan institucionet.
Për këtë të shkretë pushtet që prodhon pasuri të pafund, Ilir Metaj kryeministër i PS në atë kohë, shkaktoi vrasjet përpara komisariatit të Bajram Currit, (edhe këta vazhdojnë të rrotullohen në varr), si dhe realizoi me polici dhe banda, në gjurmët e Berishës), masakrën zgjedhore të vitit 2021.
Sot ja bën “qepalla” Sali Lushës të cilit ju vra i vëllai, kurse Berishën të cilin e “arrestoi” si ordiner me forcat e RENEA, sot e ka aleat dhe vëlla e shkuar vëllait!
Edhe thelbi i tragjedisë së Gërdecit me 26 të vdekur të pafajshëm nuk ka asnjë arsye tjetër pse ndodhi, përveç makutërisë për pasuri, kapjes së sistemit politik dhe atij ekonomik. Më pas u mbulua në funksion të mbajtjes së statukuosë së pushtetit klanor, për të cilin Rama-Berisha flisnin me pathos në studion e piktorit Karanxha që në vitin 1991.
Ishte pikërisht skema dhe loja për pushtet që “detyroi” Edi Ramën, që ti rrihte shpatullat Berishës të cilin më pas nëpër fushata elektorale, do ta pagëzonte “Sali Gërdeci”. Ky është shkaku që këta dy “armiq të betuar”, në vitin 2008 bënë një Kushtetutë vetëm për veten dhe përjetësinë e klaneve të tyre në pushtet.
Nuk ka asnjë motiv tjetër përveç devizës, “pushtet për tu pasuruar, pasuri për të kapur votën dhe votën për të pasur pushtet”, që shpjegon vijë-sjelljen e Sali Berishës me dorë të hekurt dhe me spastrime sistematike brenda Partinë Demokratike. Vetëm një hipokrizi e paimagjinueshme dhe mungesa e moralit deri në legenllëk, (i dyanshëm në fakt), në funksion të pushtetit personal të bën që Pashkon, Imamin, Cekën, Pollon, Rulin, Selamin, e qindra të tjerë, herë ti shpallësh armiq e herë asete të partisë. Kjo është gjithashtu arsyeja e vetme që Edi Rama si një klon i modifikuar dhe më i sofistikuar i Berishës bën të njëjtën gjë me socialistët, PS-në dhe me pushtetin.
Ndaj mos u hallakasni kot me zhurmën elektorale për 21 Janarin. Në këtë vend drejtësia do të vihet vetëm kur këto monstra të tranzicionit, ti hiqen qafe përfundimisht nga shpina shqiptarëve. Gjithçka “ka nisur” që në takimin e 4 dhjetorit 1991 mes Ramës dhe Berishës. Të tjerat janë derivate të një skeme e cila nëse nuk shkallmohet, ky vend do të përjetojë edhe një tranzicion të dytë, por edhe më vrastarë se i pari.
Dhe koha ka ardhur sepse e kërkon historia, shumica e shqiptarëve të ndershëm dhe Perëndimi. Po ndodh, pavarësisht se po përpëliten nën peshën e mëkateve, krimeve dhe plaçkës së paprecedentë që kanë vjedhur.
Për këto “hallall”. Le të luftojnë me njëri- tjetrin dhe le ta ndajnë vetë se cili e për çfarë e ka radhën i pari, për tu paraqitur në SPAK!/Alfapress.al
-
Calm before the storm over the corrupt Albanian political class!
January 21, 15:26 -
Rama-Berisha-Metaj and Basha, in front of the West plan
January 19, 14:25
-
The recording that finally proved the same DNA of Rama and Berisha!
January 6, 15:19
Happening now...
83 mandates are not immunity for Rama's friends
ideas
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128



