Ç’vlerë ka bashkimi Bardhi-Berisha për të djathtën shqiptare?

2023-09-13 23:28:35 / EDITORIAL NGA ERVIS ILJAZAJ

Ç’vlerë ka bashkimi Bardhi-Berisha për të

Megjithëse vajtja e disa deputetëve me në krye Gazment Bardhin te grupimi i Berishës, po shitet si bashkim i opozitës nga këta të fundit, në thelb, ky bashkim nuk ka asnjë domethënie reale politike dhe nuk i shton asgjë të re panoramës që paraqet e djathta shqiptare sot, për disa arsye: Mbi të gjitha nuk është as bashkim.

E para, sepse, lëvizja e Bardhit as nuk i shton as nuk i heq ndonjë votë Sali Berishës. Këto vota janë vota personale të tij dhe të gjithë janë të ndërgjegjshëm për këtë fakt. Prandaj askush prej tyre që e mbështesin nuk ka guximin ti bëjnë kritikën më të vogël liderit të tyre. Edhe pse në 14 maj pësoi humbjen më të thellë që ka parë ndonjëherë opozita shqiptare në 33 vite pluralizëm. Askush prej tyre nuk e artikuloi dot përgjegjësinë dhe refuzimin e thellë që mori Sali Berisha nga elektorati shqiptar në 14 maj. Në këtë kuptim, të gjithë deputetët që e mbështesin vegjetojnë politikisht dhe, qëndrojnë nën hijen e tij politike, për të përfituar ndonjë gjë në zgjedhjet e ardhshme. Sepse, janë të vetëdijshëm se aq vota sa kanë, i kanë prej Sali Berishës.

Second, Gazment Bardhi's move does not move the US State Department or Great Britain to review the non-grata decision for Sali Berisha. The deep isolation of their leader from the West will continue to be the same. This is the biggest problem this group has. All those who support Berisha know this very well, but with the hope that he will leave and leave their electorate a political legacy, they sit and wait for a better political time. They are delusional, or they don't know enough about the political pathology of their leader. The last thing on Berisha's mind is to leave.

E treta, bashkimi i disa deputetëve, s’do të thotë bashkim i opozitës. Bashkim i opozitës, është, së pari, bashkimi i elektoratit të saj. Mirëpo, faktorët realë të së djathtës shqiptare sot janë Sali Berisha dhe Lulzim Basha. Votat në këtë kah politik janë ndarë midis këtyre dy politikanëve. Aq e vërtetë është kjo, sa që në një vit e gjysmë konflikt askush nuk shfaqi kapacitetin apo ambicien të zinte vendin e njërit apo tjetrit.

Prandaj, do të kishte kuptim të flitej për bashkim nëse do të bashkohej Lulzim Basha dhe Sali Berisha. Gjë e cila nuk ka gjasa të ndodhë për shumë arsye dhe për shumë qëndrime politike që i diferencojnë.

Ka vetëm një vlerë politike vajtja e Gazment Bardhit dhe bashkim i tij me deputetët që mbështesin Berishën. Vazhdimin e betejës ligjore për logon dhe siglën e Partisë Demokratike. Një betejë që Berisha nuk e bën dot më pasi e ka humbur, por tani mund ta bëjë nëpërmjet Gazment Bardhit, i cili padyshim do të ankimojë rizgjedhjen e Lulzim Bashës në krye të PD-së. Kjo është e vetmja vlerë e shtuar politike që ka ky bashkim për Sali Berishën. I gjendur në vështirësi politike, sidomos pas humbjes së 14 majit Berisha ka nevojë ekzistenciale për betejë ligjore të PD-së dhe mosnjohjes së Luzlim Bashës si kryetar legjitim të saj. Kjo është e vetmja mënyrë për të mbajtur militantët e tij nga pas dhe e vetmja mënyrë për të justifikuar humbjen e 14 majit dhe humbjet e tjera që do të pasojnë. Justifikimi i vetëm që e mban Berishën në këmbë politikisht është lufta kundër Lulzim Bashës dhe jo lufta kundër qeverisë Rama. Kjo është e qartë tashmë si drita e diellit.

Në këtë panoramë politike ku gjendet e djathta shqiptare sot, bashkimi Bardhi-Berisha është një bashkim mekanik njerëzish të cilët realizojnë qëllimet e tyre politike personale. Por kurrsesi nuk i japin asgjë të shtuar forcës opozitare apo bashkimit të votuesve të djathtë. Dhe për këtë arsye është një bashkim që nuk do të ketë jetën e gjatë, sapo në horizont të shfaqen interesa të reja politike, si për njërin, ashtu edhe për tjetrin.

Happening now...