FIFA i jep dritën jeshile Rusisë, kombëtarja U-15 rikthehet në Kupën e Botës

2026-09-18 23:41:00 / SPORT ALFA PRESS

FIFA i jep dritën jeshile Rusisë, kombëtarja U-15 rikthehet

Rusia është gati të rikthehet në garat zyrtare të FIFA-s për herë të parë që nga nisja e sulmeve në Ukrainë në vitin 2022.

Ekipi rus është përfshirë në listën e pjesëmarrësve për Kupën e Botës U-15 për meshkuj që do të mbahet muajin e ardhshëm në Azerbajxhan.

Pas nisjes së luftës, si klubet ashtu edhe përfaqësueset ruse u përjashtuan nga të gjitha turnetë e FIFA-s dhe UEFA-s.

Në këtë turne, Rusia është shortuar në një grup me Turqinë, Afganistanin, Xhibutin, Sierra Leonen dhe Sudanin.

Gjithashtu, në korrik Komiteti Olimpik Ndërkombëtar tërhoqi rekomandimin për përjashtimin e Rusisë nga federatat globale. Nga ana e tij, presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, e kishte cilësuar më parë përjashtimin e Rusisë nga kompeticionet si një masë “joproduktive”.

Po ndodh...

ide