“Edi Rama frikacak do të çojmë ty në SPAK”, protestuesit vijojnë marshimin në Tiranë: Ju erdhi fundi!

2026-09-18 20:59:00 / POLITIKË ALFA PRESS
“Edi Rama frikacak do të çojmë ty në SPAK”,

Pas përfundimit të fjalimeve, protesta e 111-të kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama ka vijuar me marshim në Tiranë.

Qytetarët kanë përsëritur kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit, të cilën e cilësojnë si të panegociueshme.

Gjatë marshimit janë dëgjuar thirrje kundër Ramës dhe qeverisë. “Ju erdhi fundi”, “Shqipëria kërkon revolucion” dhe “Edi Rama frikacak, do të çojmë ty në SPAK” janë disa nga sloganet e protestuesve.

Qytetarët kanë deklaruar se do të vijojnë qëndresën e tyre në kryeqytet. Protestuesit shprehen se protesta nuk do të ndalet deri në plotësimin e kërkesave të tyre. Marshimi vijon në rrugët e Tiranës pas përfundimit të fjalimeve në protestën e 111-të.

 

 

Po ndodh...

ide