Furgoni me targa të Maqedonisë së Veriut merr flakë në Lushnje, ngordhin gjysma e zogjve që transportonte

2026-08-08 09:52:00 / AKTUALITET ALFA PRESS

Furgoni me targa të Maqedonisë së Veriut merr flakë në

Një automjet tip furgon me targa të Maqedonisë së Veriut është djegur mëngjesin e kësaj të shtunë në afërsi të pushimit të shoferit. Drejtuesi i automjetit që transportonte zogj fushe të vegjël që vinin nga shteti fqinj, ka vënë re zjarrin vetëm pasi ka dalë nga autostrada në drejtim të Këmishtajt.

Furgoni me targa të Maqedonisë së Veriut merr flakë në

Ndërhyrja e zjarrfikësve ka qenë e shpejtë dhe kanë shuar zjarrin në kabinën e drejtuesit. Nga zjarri janë djegur më shumë sesa gjysma e ngarkesës me zogj që kanë ngordhur.

Furgoni me targa të Maqedonisë së Veriut merr flakë në

Sipas zjarrfikësve të Lushnjes zjarri është shkaktuar nga një defekt në sistemin e kondicionimit të pjesës së ngarkesës. 

 

Po ndodh...

top

11:52 POLITIKË

11:05 AKTUALITET

09:27 POLITIKË