Ish-Presidenti u dënua me 25 vite burg nga Haga/ Djali i Hashim Thaçit: Beteja nuk ka mbaruar, historinë e UÇK-së nuk mund ta ndryshojë asnjë vendim

2026-09-16 22:21:00 / KOSOVA ALFA PRESS

Djali i Hashim Thaçit, Endrit Thaçi, ka reaguar pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, ku ish-presidenti i Kosovës u dënua me 25 vjet burgim.

Përmes një postimi në Instagram, Endrit Thaçi ka falënderuar qytetarët dhe mbështetësit që udhëtuan dhe pritën në Hagë gjatë shpalljes së vendimit.

“Falënderoj të gjithë vëllezërit dhe motrat shqiptare që udhëtuan dhe që pritën me orë të tëra për vendimin. Në veçanti ata që nuk e ndalën zërin edhe pas vendimit”, shkroi ai.

805576594 1037161599379857 7191495411799961884 N 5c9d4988
805576594 1037161599379857 7191495411799961884 N 5c9d4988

Ai u shpreh mirënjohës ndaj të gjithë atyre që kanë mbështetur babain e tij dhe ish-krerët e tjerë të UÇK-së gjatë viteve të procesit gjyqësor.

 

Endrit Thaçi tha gjithashtu se, pas kthimit në Kosovë, do t’u bashkohet mbështetësve, duke theksuar se beteja ligjore nuk ka përfunduar.

“Sapo të kthehem, do t’i bashkëngjitem edhe unë zërit tuaj sepse kjo betejë nuk ka mbaruar. Ashtu si Babi sot, që me kokën lart u përball me këtë ditë, edhe ne do të vazhdojmë përpara me kokën lart, me dinjitet e maturi”, u shpreh ai.

Në fund të reagimit, ai theksoi bindjen e tij se historia e UÇK-së nuk mund të ndryshohet nga një vendim gjyqësor.

“Ne e dimë historinë tonë. Ushtarët tanë e kanë gdhendur në lëkurë ndërsa dëshmorët tanë e kanë vulosur me gjakun e tyre. Këtë histori nuk mund ta ndryshojë asnjë vendim”, përfundoi Endrit Thaçi.

 

Po ndodh...

ide