
AlfaPena/ Poezi nga Bujar Xhaferri: E VETMJA PËRSËRITJE, QË S'ËSHTË MONOTONE...

AlfaPena është një rubrikë letrare në Alfapress.al, dhe ka si qëllim të promovojë letërsinë e mirë shqipe, dhe jo vetëm të çdo poeti dhe shkrimtari.
Bujar Xhaferi - E VETMJA PËRSËRITJE, QË S'ËSHTË MONOTONE
Gjithmonë kam përsëritur dashurinë për ty;
Cdo vit, çdo stinë, çdo minutë, çdo sekondë.
Ka shkuar kaq kohë dhe ti megjithatë
Ende s'e ke humbur delikatesën e duarve,
As ngjyrën e gojës,
as kthjelltësinë e syve,
As hirin e shtatit, as dritën nëpër flokë.
Çdo ditë kam përsëritur dashurinë për ty,
Refrenin më të lashtë e më njerëzor në botë,
Simfoninë më të gjatë, më të gëzuar e më të trishtë,
(Të pakufizuar kurrë në kohë muzikore,)
Unike si dielli në sistemin tonë,
Origjinale si ëndrra,
E pafund si hapësira,
E pezmatuar si plaga,
Euforike si drita.
Çdo ditë kam përsëritur dashurinë për ty,
Me sigurinë që përsëriten vetë javët dhe ditët.
Dhe s'kam besuar në zemra të lehta, çamarroke,
Që gjurmojnë të hutuara dashuri të reja
Çdo ditë kam përsëritur dashurinë për ty,
Të vetmen përsëritje që s'është monotone./Alfapress.al
Nga libri, "Gjërat e përkohshme"
ideas
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128