Mazhoranca rrëzon kërkesën e opozitës për Komision Hetimor për KAYO-n

2026-09-17 09:46:00 / POLITIKË ALFA PRESS

Mazhoranca rrëzon kërkesën e opozitës për Komision

Mazhoranca ka rrëzuar kërkesën e opozitës për ngritjen e një Komisioni Hetimor për kompaninë shtetërore KAYO.

Kërkesa e opozitës u paraqit në Konferencën e Kryetarëve, pas publikimit në media të pretendimeve lidhur me aktivitetin e kompanisë dhe përfshirjen e saj të dyshuar në transaksione të armëve.

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka kërkuar që të hetohet veprimtaria e KAYO-s, duke pretenduar se nga buxheti i shtetit janë shpenzuar 34 milionë euro.

Sipas tij, opozita kërkon të zbardhë mënyrën se si janë përdorur këto fonde, kontratat e lidhura nga kompania dhe marrëdhëniet me partnerët privatë.

Bardhi ka deklaruar gjithashtu se opozita ka kërkuar informacion nga Ministria e Mbrojtjes, por sipas tij nuk e ka marrë atë. Ai ka argumentuar se një Komision Hetimor do të kishte mundësi të kërkonte dokumentacionin dhe informacionet e nevojshme për të sqaruar aktivitetin e kompanisë.

Opozita ka kërkuar që në fokus të hetimit të jenë kontratat e KAYO-s, mënyra e përzgjedhjes së partnerëve privatë, si dhe përdorimi i fondeve publike.

Megjithatë, kërkesa për ngritjen e Komisionit Hetimor është rrëzuar nga mazhoranca.

Po ndodh...

ide