Nuk u mbijetoi plagëve të marra nga goditja me thikë, ndërron jetë në spital 49-vjeçari

Ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë 49-vjeçari Kreshnik Cara, i cili mbeti i plagosur me thikë pas një konflikti në rrugën “Sami Frashëri” në kryeqytet.
Pavarësisht ndihmës mjekësore, Cara nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra në pjesën e barkut.
Autori i dyshuar i ngjarjes është identifikuar si shtetasi Toni Nake.
Përmes një njoftimi të dytë, Policia e Shtetit konfirmoi vdekjen e 49-vjeçarit, ndërsa bëri me dije se grupi hetimor vijon veprimet për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
“Në vijim të informacionit të dhënë pak më parë, ju informojmë se shtetasi K. C., 49 vjeç, i cili u plagos me mjet prerës, pavarësisht ndihmës mjekësore të marrë, ka ndërruar jetë në spital. Grupi hetimor vijon veprimet për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit”. (A2 Televizion)
Po ndodh...
The "small flower" and the big problem of Rama and Berisha!
ide
It's not the Cauliflower Trust, it's the Aruba Cartel!
Tri krizat dhe tri zgjidhjet
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128