“UÇK një grup banditësh”, Rusia i gëzohet vendimit të Hagës: Thaçi të dënohet më shumë, Kosova u shkatërrua
Rusia i gëzohet dënimit me shumë vite burg të ish krerëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale. Përmes zëdhënëses së ministrisë së jashtme, Maria Zakharova, Moska zyrtare përsërit narrativën e Serbisë duke përsëritur frazën se “UÇK ishte një grup banditësh që kryen sulme terroriste dhe krime lufte ndaj serbëve dhe shqiptarëve”.
“Në atë kohë, në Shtetet e Bashkuara dhe Europë, Hashim Thaçi ishte i veshur me aureolën e një udhëheqësi demokratik progresiv dhe shërbeu si fytyra e "projektit të Kosovës". Ky imazh romantik tani është shkatërruar përfundimisht”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga ministria e jashtme ruse. Zëdhënësja Zakharova shpreh pakënaqësi dhe kërkon dënim edhe më të madh, si dhe përfshirjen e personave të tjerë që ajo i pretendon fajtorë. “Informacioni i besueshëm në lidhje me orkestrimin e tyre të trafikimit të paligjshëm të organeve njerëzore është shpërfillur. Krimet kundër serbëve pas qershorit 1999, përfshirë zhvendosja me forcë dhe barbare e marsit 2004, janë përjashtuar nga shqyrtimi”, lexohet më tej.
Po ndodh...
The "small flower" and the big problem of Rama and Berisha!
ide
It's not the Cauliflower Trust, it's the Aruba Cartel!
Tri krizat dhe tri zgjidhjet
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128