
Analizë/ Qarku Berat, PS forcë e parë në 5 bashki, PD e dyta në Dimal, BF 22% në Kuçovë dhe 10% në Poliçan

Alfapress.al ka analizuar rezultatin e këshillave bashkiakë në qarkun e Beratit, aty ku PS I ka fituar të pësta bashkitë. Rezultati më i ngushtë ishte ai i bashkisë Kuçovë.
Në Bashkinë Berat Partia Socialise mori 56% të votave, duke marrë 20 mandate, e dyta rënditet Bashkë Fitojmë me 22% duke nxjerrë 7 mandate, ndërsa një numër të konsiderueshëm votash ka marrë dhe PD, 2755 vota duke marrë 3 mandate. Mandati i ngelur i ka kaluar PDIU, pasi Këshilli Bashkiak përbehët nga 31 këshilltarë.
Në Bashkinë Kuçovë PS mori 51%, Bashkë Fitojmë 22%, kurse Partia Demokratike 9%. Në mandate PS mori 18, BF mori 8, PD 3, kurse PSD 1 mandat.
Në Bashkinë Dimal PS mori 45%, Partia Demokratike 17%, Bashkë Fitojmë 11%, kurse me një % për mandate rënditet PAA dhe PSD. PS ka marreë 11, PD 4 mandate, BF 3 mandate dhe PAA e PSD nga 1 mandat.
Në Bashkinë Poliçan PS ka marrë rezultatin më të thellë në qark me 71%, duke lënë pas BF me 10%, kurse PD zyrtare 5% duke marrë 1 mandat po aq sa BF. PS ka marrë 13 mandate.
Në Bashkinë Skrapar PS ka marrë 44%, Bashkë Fitojmë 29%. Në këtë qark mandate ka nxjerrë dhe PSD e Tom Doshit.
Rezultati në rang qarku në numër votash
Partia Socialiste 33.292 vota
Bashkë Fitojmë 12.640 vota
Partia Demokratike 6384 vota /Alfapress.al

A po parapërgatit Sali Berisha
ideas
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128