FLASH NEWS

“BE nuk të fal, nuk bën bamirësi”, Rama për integrimin: Unioni sheh tek ne një anëtar potencial dhe protagonist të procesit të reformave në rajon

2025-04-15 08:49:41 / POLITIKË ALFA PRESS

“BE nuk të fal, nuk bën bamirësi”, Rama për

Kryeministri Edi Rama ka vijuar edhe sot me serinë “Sy m’sy” ku bashkëbisedon me qytetarët të cilët komentojnë në rrjetet e tij sociale.

Përsëri me ju pas një dite fantastike në Luksemburg dhe Bruksel.
Kalendari i vendosur për mbylljen e negociatave përkon me të gjitha rrethanat e krijuara nga bashkimi i yjeve në kuptimin më të mirë të fjalës. BE është sot më e interesuar se kurrë për zgjerimin dhe sheh tek ne një aktor me besueshmëri të lartë, të respektuar dhe një protagonist të procesit të reformave në BP, pra bashkë me Malin e Zi një anëtar potencial. Është gjeopolitika ajo që ndikon në përshpejtimin e procesit, por ka edhe diçka tjetër, pavarësisht nevojës që ka BE sot për të zgjeruar radhët e veta, BE nuk të fal absolutisht asgjë në asnjë rrethanë për asnjë arsye. BE mund të jetë e padrejtë kur ti e meriton të hedhësh hapin tjetër e për arsye të brendshme të thotë jo, na e ka bërë ne, por BE nuk është bamirëse dhe kërkon që kë afron ta ketë si veten me standardet e veta”, tha ai.

Happening now...