“Kam 20 vjet që merrem me racën tuaj”, Rama sherr me biznesmenin: Mos vazhdo se do vij të t’i shoh ndërtimet, mos më del gjysma gjel

2025-12-23 12:35:38 / POLITIKË ALFA PRESS

“Kam 20 vjet që merrem me racën tuaj”, Rama sherr me

Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me ndërtuesit i vendosi atyre vijën e kuqe për respektimin e lejeve dhe standarteve të ndërtimit. Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë, paralajmëroi se çdo shkelje do të ndëshkohet pa tolerancë dhe se ndërtuesit abuzues do të përfundojnë në “listën e zezë”, çka do t’u pamundësojë marrjen e lejeve të reja për vite me radhë.

Rama theksoi se qeveria synon të garantojë mbrojtjen e qytetarëve që investojnë kursimet e jetës në blerjen e një apartamenti dhe se ndërtuesit nuk kanë asnjë justifikim për të devijuar nga projektet dhe premtimet e bëra. Sipas tij, standardet duhet të rriten dhe përgjegjësia nuk mund të kërkohet diku tjetër, por te vetë ndërtuesit.

“Ne tani kemi vendosur me ligj listën e zezë, kush hyn në listën e zezë nuk mund të marrë më leje nuk e di për sa vite. Kriteret do të jenë shumë rigoroze për të garantuar që njerëzit të cilët paguajnë të marrin atë për të cilën paguajnë. Kjo është gjëja që ne duam të garantojmë”, tha Rama, teksa më tej gjatë diskutimit pati dhe një “përplasje” me një nga të pranishmit, të cilit Rama i kërkoi të mos vijonte debatin, duke e paralajmëruar se në të kundërtën do të verifikonte personalisht ndërtimet e realizuar prej tij.

Ai u shpreh se nuk do të ketë kompromis për cilësinë dhe se çdo përpjekje për tën dërtuar ndryshe nga leja e miratuar do të ndëshkohet.

Ky “paralajmërim” i kreut të qeverisë u mirëprit nga ndërtuesi me një “ftesë” për t’i shkuar në projektet që ai ka ndërtuar, ndërkohë që Rama vijoi duke e bërë të qartë se me ndërtuesit nuk do të ketë “paqe” sa i përket standardeve.

Edi Rama: Kam 20 vjet që merrem me racën tuaj, e di shumë mirë se çfarë lloj mënyre keni që funksiononi. Ajo lista e bardhë është e bardhë për sa kohë nuk është e zezë. Asnjë shqiptar që blen dhe investon kursimet e jetës nuk ju ka juve borxh të lëvizni një milimetër nga gjëja që pretendoni se po shisni, ja u tregoni projekte kur ata fillojnë të paguajnë... nuk meriton askush që të surprizohet. Ju duhet të ngrini nivelin dhe mos e kërkoni fajin të pasqyra, fajin kërkojeni të fytyra. Nuk ka askush asnjë borxh që ndërtuesit të mos i qëndrojnë korrekt ligjit, të mos i qëndrojnë korrekt atyre që paguajnë, të mos i qëndrojnë korrekt të ardhmes.

Rama: Ne po bëjmë maskimumin që të ngrejmë nivelin për këtë arsye. Tani vjen merr një leje për të bërë një godinë spektakolare dhe bën nja kafaz pëllumbash, po ku lejohet kjo? Ku lejohet kjo? Kështu që nuk jam unë problemi, mbase nuk je as ti problemi, por mos vazhdojmë këtë bisedë dhe të shoh ndërtimet e tua dhe të të them si flet.

Por mos del me gjysma gjel. Më dëgjo mua, po të them vajti gruaja e botës bleu apartament me ballkon dhe kur shkoi aty nuk kishte ballkon dhe ishte bërë derë, futej nga rruga në derë. Dhe ai hajvani atje thoshte është zonë kordinore, le mos na hap këto muhabete tani. PA qe me ndërtuesit nuk ka, paqe fiskale me të gjithë po. Paqe për standartet me ndërtuesit nuk ka, do më keni mbrapa këmba këmbës, mua dhe të gjitha çfarë janë që varen nga unë. Pastaj keni disa bashki që mund të bëni lodra sa të doni, po u kapët nuk ju ka fajin njeri. Fute mirë në mendje

Happening now...

ideas