
Lapaj: Mosbashkimi penalizoi partitë e vogla, sot mund të kishim 13 mandate

2025-05-13 20:10:18 / POLITIKË
Kreu i Lëvizjes Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj, u shpreh nga Fieri se partitë e vogla i penalizoi fakti që nuk u bashkuan. Ai theksoi se nëse do ishin bashkë, me këtë rezultat do fitonin 13 mandate.
“Mosbashkimi na penalizoi, unë luftova shumë t’i bashkoja. Arritëm me Nismën Thurje u bashkuam. Mosbashkimi, egot e vogla, kanë bërë që sot 13 mandate deputetësh të mos jenë për të renë dhe nëse ato 13 mandate do ishin për të renë sot gara do ishte tjetër gjë komplet dhe do luftohej votë për votë për të bërë rotacionin politik në vend”, tha Lapaj.
Lapaj u shpreh besimplotë se Nisma Shqipëria Bëhet do të marrë mbi 9 mijë vota në Fier dhe për pasojë do të mund ta fitojë 1 mandat, duke ia marrë PS-së që e ka aktualisht.

"Is Rama bad or Berisha bad"/ Where Bushati and Kajsiu are wrong
Nga Roland Lami
ideas
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128