Protestë prej 2 orësh! Qytetarët nuk tërhiqen nga aksioni, thirrje kundër klasës politike: Deputetë analfabetë!

2026-09-08 19:35:00 / POLITIKË ALFA PRESS
Protestë prej 2 orësh! Qytetarët nuk tërhiqen nga aksioni,

Prej orës 17:00 vijon protesta qytetare para Kuvendit, ku qytetarë të shumtë janë vendosur në rrugën përpara godinës së Parlamentit, duke protestuar kundër klasës politike.

“Nuk na përfaqësoni”, “Parlament i krimit”, “Hajdutë” dhe “Deputetë analfabetë” janë disa prej thirrjeve të protestuesve gjatë tubimit.

Protesta e sotme shënon ditën e 101-të të rezistencës qytetare, ndërsa qytetarët kanë përsëritur kërkesat dhe akuzat e tyre ndaj qeverisë dhe klasës politike.

Gjatë protestës nuk kanë munguar as tensionet mes qytetarëve dhe forcave të policisë. Në disa momente ka pasur përplasje, ndërsa disa protestues janë shoqëruar nga efektivët.

 

Ende nuk dihet numri i saktë i personave të shoqëruar gjatë protestës.

Tubimi vijon para Kuvendit, ndërsa prania e forcave të policisë mbetet e shtuar në zonën përreth.

 

Po ndodh...

ide