Temperaturat nisin të ulen, nesër nisin reshjet e shiut në disa qarqe, në fundjavë shtrihen në gjithë Shqipërinë
Instituti i Gjeoshkencave informon se sot pasdite dhe nesër pritet nivel rreziku “I LARTË” për zjarre në qarqet Shkodër, Lezhë, Dibër, Tiranë, Elbasan, Fier dhe Berat, ndërsa në qarqet Kukës, Durrës, Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër pritet nivel rreziku “I MODERUAR”.
Kurse në qarqet e tjera pritet rrezik “I LARTË” vetёm nё zona tё lokalizuara, konkretisht: qarku Kukës (Veri-Lindje), qarku Durrës (Jug - Lindje), qarku Korçë ( Jug), qarku Vlorë (Veri-Lindje) dhe qarku Gjirokastër (Veri-Lindje). Rreziku pritet të jetë më i lartë gjatë ditës së sotme.
Instituti i Gjeoshkencave bën me dije se sot pasdite nuk priten reshje, ndërsa nesër priten reshje lokalisht të dobëta në qarqe Kukës, Dibër, Berat, Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
Përsa i përket temperaturave, nesër (e mërkurë, dt. 09) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë në bregdet: 21 / 31°C, në vendet e ulëta: 18 / 33°C dhe në vendet malore: 14 / 32°C. Sot pasdite dhe nesër era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.
Sipas sinoptikanëve, në fundjavë reshjet e shiut pritet të shtrihen në të gjithë territorin e vendit, duke ndikuar ndjeshëm dhe në uljen e temperaturave.
Po ndodh...
"Albania Mirror", or Rama's "magic" to sell the truth that is sinking him!
ide
Insistence on crime, the reason why Prime Minister Rama should resign
Edi Rama, Harari and the algorithm!
Edi Rama, the time of reckoning has come!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128