Parlamenti rikthehet sot/ Marjana Koçeku mesazh në nisje të sesionit: Dita e parë si deputete e pavarur, do ketë plot dinamika

2026-09-08 14:55:00 / POLITIKË ALFA PRESS
Parlamenti rikthehet sot/ Marjana Koçeku mesazh në nisje të

Deputetja e larguar nga Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste, Marjana Koçeku ka ndarë një videomesazh për të gjithë ndjekësit dhe qytetarët, në ditën e nisjes së sesionit të ri parlamentar, duke njoftuar se edhe ajo vetë është zyrtarisht e pavarur.

Ajo paralajmëron se rikthimi në punë i deputetëve do të ketë plot dinamika e ngjarje të reja, të ndikuara nga aktualiteti politik, por edhe nga protesta qytetare që vazhdon prej më shumë se 100 ditësh.

"Kjo është dita e parë e sesionit të parë parlamentar dhe njëkohësisht është dita ime e parë si deputete e pavarur. Padyshim që ky sesion i ri parlamentar ka për të qenë me plot dinamika, veçanërisht prej ndodhive politike muajt e fundit dhe protestës qytetare të vazhdueshme në rrugët e vendit tonë. 

Kjo është një gjë e mirë sepse tregon se qytetarët po zgjohen dhe më në fund demokracia po bëhet aktive. Kjo tregon se ne kemi kujt t'i shërbejmë. Zëri i qytetarëve jashtë Parlamentit, duhet me ardh edhe më i fortë në Parlament, jo me u tentu me u hesht, me u zvogëlu, apo me u shmang, por me u përfaqësu me shumë përgjegjësi",shprehet deputetja Marjana Koçeku.

Në ditët kulminante të protestës qytetare, ajo vendosi të largohej nga Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste, duke pretenduar se mënyra sesi kjo forcë politike me në krye Edi Ramën, po qeverisë Shqipërinë, nuk është ajo që i është premtuar kur vendosi të futej në politikë.

Menjëherë pas reagimit publik ku lajmëronte largimin nga Partia Socialiste, Marjana Koçeku u shfaq në mesin e protestuesve përpara Kryeministrisë dhe qytetarët e mbështetën.

"Unë hyj në Parlament si deputetet e pavarur me një përgjegjësi shumë të madhe publike, për të përfaqësuar ata qytetarë që kërkojnë drejtësi, transparencë dhe shërbim për të mirën publike. Shihemi së shpejti", përmbyll deputetja.

Po ndodh...

ide