Tronditet futbolli gjerman, lojtari dyshohet se helmoi shokun e skuadrës për një grua

2026-09-08 12:38:00 / SPORT ALFA PRESS
Tronditet futbolli gjerman, lojtari dyshohet se helmoi shokun e skuadrës

Një ngjarje tronditëse ka tronditur futbollin në Gjermani. Një futbollist 35-vjeçar është arrestuar nën dyshimin se ka helmuar shokun e tij të skuadrës, një 30-vjeçar, i cili humbi jetën vetëm pak javë para martesës.

Të dy futbollistët ishin pjesë e klubit gjerman  Rockenberg. Sipas hetimeve, viktima u ndje keq gjatë një udhëtimi të skuadrës në Dresden. Fillimisht u dyshua për një problem shëndetësor të lidhur me ushqimin, por gjendja e tij u përkeqësua pasi u kthye në shtëpi. Ai u dërgua në spital, por ndërroi jetë të nesërmen. Autopsia zbuloi se shkak i vdekjes ishte helmimi.

Hetuesit dyshuan te shoku i tij i skuadrës, i identifikuar si Marius, i cili u arrestua më 1 shtator. Ai ndodhet në paraburgim, ndërsa autoritetet po hetojnë motivin dhe mënyrën se si është kryer krimi.

Një nga pistat kryesore të hetimit lidhet me një konflikt mes dy futbollistëve për shkak të një gruaje. Sipas raportimeve, kjo mund të ketë qenë arsyeja që çoi në përplasjen mes tyre, por motivi nuk është konfirmuar ende zyrtarisht nga autoritetet.

Po ndodh...

ide