U qëllua me breshëri plumbash, humb jetën 27-vjeçari shqiptar në Berlin

2026-09-08 13:34:00 / AKTUALITET ALFA PRESS
U qëllua me breshëri plumbash, humb jetën 27-vjeçari

Një shqiptar dyshohet se është vrarë në kryeqytetin gjerman, Berlin.

Lidhur me ngjarjen tragjike janë deklaruar Policia dhe Prokuroria. Sipas tyre, rasti ka ndodhur në lagjen "Neukoln".

Autoritetet e rendit potencojnë se orës 02:40, në kryqëzimin e rrugëve “Planetenstraße” dhe “Sonnenallee”, janë shkrepur disa të shtëna me armë zjarri ndaj një 27-vjeçari.

Ai nuk arriti t'ju bëjë plagëve dhe vdiq në vendin e ngjarjes.

Të dyshuarit, identiteti i të cilëve ende nuk dihet, janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Hetimet, të udhëhequra nga Prokuroria e Berlinit, po vazhdojnë, veçanërisht për zbardhjen e motiveve dhe rrethanave të krimit.

Sipas mediave gjermane viktima është nga Maqedonia e Veriut.

Po ndodh...

ide