“Pushteti është trembur, kryeministri në tension”/ Gazetari Poli Hoxha: Protesta është mrekulli, Rama në konflikt me drejtësinë

2026-09-10 17:53:00 / POLITIKË ALFA PRESS
“Pushteti është trembur, kryeministri në tension”/

Analisti dhe gazetari Poli Hoxha në një intervistë në News24 komentoi protestën, që sot është në ditën e 103.

Hoxha theksoi se pushteti është trembur sepse e di që vetëm vjedh. Ai shtoi se protesta është mrekulli dhe se do të fitojë.

“Tensionin e krijoi policia dje. Edhe grupi që bllokuan rrugët mendoj se disi ndikoi jo mirë. Por pushteti është trembur nga protestat. Kryeministri ka tension nga kjo që po ndodh. Protesta do vazhdojë, parlamenti nuk na përfaqëson. Është protesta që ka përcaktuar agjendën e politikës dhe jo e kundërta, sepse deputetë dalin si minj e nuk ndodh e kundërta. Edhe arrestimet e protestuesve ishin të paligjshme.

 

Koha punon për protestën dhe jo për kasën sunduese. Protesta është një mrekulli e vërtetë që ka zgjatur 103 ditë. Është vërtetë mrekulli që ka mbijetuar kjo protestë, sepse aty ka shumë grupe, aty ka berishistë, socialistë të zhgënjyer, ka me Lapajn, ka me Qorin. Aty ka studentë, pa parti, me shami, të gjitha grupet janë aty. Ky pushtet di vetëm të vjedhë. Protesta ka kërkesa parimore, të japë dorëheqjen një kryeministër, që ka faj për korrupsionin në këtë vend”, tha Hoxha.

Më tej, Hoxha u shpreh se kryeministri Rama është në konflikt me drejtësinë.

“Edi Rama është në konflikt me drejtësinë. Shitet sikur e ka kundër Gjykatës Kushtetuese dhe për pagat, por në fakt ka përplasje të madhe me drejtësinë. Edhe çështja Balluku është një tjetër problem madhor për kryeministrin, sepse do kërkohet arrestimi i Belinda Ballukut, pas akuzave të rënda që rëndojnë mbi ish-zv kryeministres. Edhe mediat e huaja shkruajnë për këtë super protestë.

Rama dhe grupi i ttij janë në një moment të përplasjes finale me drejtësinë. Do të ketë një përplasje finale, që do të arrijë deri tek koka. Për Ramën, problemi më i madh janë shqiptarët. Mos harrojmë që është një protestë që ka bërë një zgjim. Protesta është në çdo familje, kudo në Shqipëri dhe jashtë vendit. Gjithë bota e ka parë Ramën lakuriq për herë të parë. Kjo klasë politike e ka shkatërruar Shqipërinë me korrupsion”, deklaroi Hoxha.

 

Po ndodh...

ide