Buding me luleshtrydhe

Përbërësit:
400 gram luleshtrydhe
1 lugë gjelle limoni
4 lugë gjelle sheqer
750 ml qumësht
2 pako puding
100 ml pana ëmbëlsire
biskotë
sheqer pluhur
Përgatitja:
Shpëlajmë luleshtrydhet, i thajmë dhe i presim në kubikë të vegjël 1 cm. I vendosim në një tigan dhe shtojmë në të lëng limoni, sheqer dhe i lëmë të ziejmë për 15 minuta.
Pasi të kalojë kjo kohë i vendosim në një tas dhe e lëmë komposton të ftohet.
Vendosim 750 ml qumësht në një tenxhere, shtojmë 1 ½ pako puding vanilje dhe pluhur pjekës dhe e përziejmë mirë që të pluhuri të trashet në qumësht.
Pasi pudingu të ziejë, e largojmë dhe e lëmë të bjeri vala, të ftohet ose e vendosim në tas dhe mbi kremin e pudingut direkt vendosim celefon dhe e vendosim në frigorifer të ftohet pak .
Pasi të ftohet e përziejmë dhe për 2 minuta deri sa pudingu të lëmohet. Shtojmë ½ krem pana dhe i përziejmë në rrahëse elektrike panën dhe pudingun.
Presim biskotat savojard në kubikë, i lagim me pak qumësht dhe i vendosim në gotë.
Shtojmë puding përsëri biskotë të lagur me qumësht, mbulojmë biskotat me puding dhe në fund një shtresë me komposto luleshtrydheje.
I vendosim gotat në frigorifer për 2 orë dhe i shërbejmë të ftohta.
Happening now...
83 mandates are not immunity for Rama's friends
ideas
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128
