
Petulla me brumë patatesh

2025-03-05 08:25:15 / RECETA ALFA
Përbërësit:
600 gr patate
2 kokrra vezë
2 lugë miell
Kripë, piper i zi
Vaj për skuqje
Përgatitja:
Qërojmë patatet dhe i grimë me rende për së gjati. I kalojmë në ujë të ftohtë, i kullojmë dhe i vendosim të thahen në një beze pambuku. Vendosim vezët në një tas, miellin, kripën dhe piperin. Shtojmë patatet dhe pak miell për të trashur masën.
E punojmë mirë brumin, ndërkohë kemi nxehur vajin në një tigan të gjerë. Skuqim petullat duke i hedhur lugë-lugë larg njëra tjetrës. I kthejmë më pas nga ana tjetër dhe i vendosim mbi një pjatancë ku kemi shtruar letër kuzhine.
ideas
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128