Reshedi e pjekur e Përmetit

2025-05-20 08:25:29 / RECETA ALFA ALFA PRESS

Reshedi e pjekur e Përmetit

Përbërësit:

200 gr niseshte
100 gr gjalpë
150 gr sheqer
1 filxhan kafeje qumësht
600 ml ujë
Arra të grira

Përgatitja:

Si fillim hedhim në një tenxhere gjysmën e sasisë së ujit që duhet në përgatitjen e reshedisë. Shtojmë sheqerin dhe gjalpin e shkrirë dhe e vendosim tenxheren në zjarr të ngadaltë. Në një enë tjetër tresim niseshtenë me pjesën tjetër të ujit. Në momentin që masa që kemi vendosur në zjarr nis të vlojë shtojmë nga pak niseshtenë e tretur duke e trazuar në mënyrë të pandërprerë derisa masa të shkëputet lehtë nga anët e tenxheres. Në fund, nëse dëshirojmë mund të shtojmë edhe pak arra të thërrmuara brenda.

Më pas e kalojmë nga tenxherja në një tavë duke e shtrirë në mënyrë të njëtrajtshme. Mbi reshedinë që kemi vendosur në tavë hedhim qumështin dhe e përhapim në të gjithë sipërfaqen e saj. E vendosim tavën në furrën e parangrohur në temperaturën 200 gradë për rreth 40 minuta derisa sipërfaqja të marrë ngjyrë të kuqërremtë të artë.